Çfarë duhet të bëjë tani Silvio Berluskoni?
Janarin e kaluar Silvio Berluskoni iu drejtua me fjalë të ashpra e të qarta një artikulli për Corriere della Sera që iu drejtua edhe Partisë Demokratike italiane, çështjes tё ringjalljes së rritjeve si mënyra e vetme e vërtetë për të përballuar situatën kritike të bilancit publik.
Ministri i Financave Italiane, Giulio Tremonti nuk e përfilli, Konfederata lëshoi twitter-in e tij të zakonshëm e të pa rëndësishëm, opozita ishte e papërgjegjshme, institucioni i ktheu krahët, gazetat e institucionet zmadhuan zhurmën skeptike dhe të pavend të një opinioni fanatik, gjykata e rrethit bëri pjesën tjetër dhe manifestimi për rritjen mbeti në fakt pa pasoja të rënda. Rezultatin e kemi nën hundë. Një agresion i gjerë financiar për stabilitetin e Italisë, një krizë politike e qëndrueshme vetëm me masa emergjente.
Gjithçka ishte e parashikuar, madje dhe datat e skadimit: manovra e vendosur nga standardet europiane, mosbesimi tek tregu e spekulimet, ringjallja e kapitalit, vendimi i madh mbi shtëpinë botuese Mondadorin, bllokada jo-bindëse e kryeministrit pa asnjë rrugë alternative të dukshme. Të shkosh në shtëpi shëndoshë e mirë dhe të shpëtosh të shpëtuarin, me vonesën politike dramatike të akumuluar, kërkon aktivizim, vullnet e shumë fantazi. Nëse nuk mund të imponosh një vizion, duhet të jesh i kujdesshëm në momentin e duhur, nëse të ndalojnë të punosh duke shkaktuar kaos, atëherë duhet ta menaxhosh emergjencën me zell e maturi, por pa hezitime. Qeveria duhet t’i krijojë kushte Parlamentit në mënyrë që ai të veprojë menjëherë, duhet të bisedojë me opozitën, me vendin, me forcat shoqërore, euro-kracinë, duhet ta bëjë me mbështetjen gjithnjë më evidente të kreut institucional të vendit me një projekt të ashpër e të prerë, politikisht të vendosur dhe në kohën e duhur: ose qeveria Berluskoni duhet të largohet dhe t’ia lërë vendin një tekniku ekzekutiv e kjo do të ishte një tradhti politike e mandatit demokratik që u sigurua në zgjedhje dhe një hapje e panjohur e çdo papërgjegjshmërie, ose mund të pretendojë një negociatë, dhënia e një pjese të pushtetit dhe arritja e një pakti përgjegjshmërie që nuk sakrifikon të drejtën e opozitës për t’u ofruar si alternativë, nëse ndodh kështu, teksa shpëton të drejtën e italianëve për t’u qeverisur në mënyrë të besueshme në mes të stuhisë.
Sigurisht, Berluskoni është dobësuar, po askush nuk investon më shumë se ai në përpjekjet për të vendosur një horizont, ndoshta i kufizuar, por i dukshëm për politikën e ekonominë. Pjesa tjetër është vetëm një grup lojërash partiake, një hedhje në errësirë. Emergjenca, nëse kapet në kohë dhe përdoret energji, është dhe një rast i jashtëzakonshëm për të dalë nga qoshja e për të luftuar. Dihet shumë mirë se çfarë është e nevojshme për të bllokuar sulmin ndaj euros në pikën e tij qendrore, pozitën debitore dhe rritjen e pamjaftueshme të Italisë, që nuk është një sistem ekonomik – financiar periferik, që nuk është një vend “i shpëtueshëm” nëse nuk përdor forcat e veta. Pjesa e vështirë është rimëkëmbja e forcave që kanë influencë, seriozitet, disiplinë institucionale e politike. Çrregulluesit e kanë të hapur rrugën drejt Italisë për ta shkatërruar atë dhe kjo është pikërisht ajo që i nevojitet. Siguria e vendit është misioni i vetëm i klasës sunduese, të së djathtës ose të së majtës, që nuk do të gjejë plazhe të tjera për të ankoruar. Kjo është e fundit mesa duket. *Botuesi gazetës prestigjioze IlFoglio.