Tirana shkarkohet Nevil Dede
Tre ore pas perfundimit te ketij takimi drejtuesit e klubit kane zyrtarizuar largimin e Dedes nga pankina. Ne fakt vete tekniku 36-vjecar e parashikoi nje levizje te tille. Teksa gjate deklarates se dhene per mediat ne perfundim te kesaj perballjeje ai ka deklaruar se eshte ndier i tradhtuar dhe i zhgenjyer per rrjedhen sesi mori kjo perballje. Ai nder te tjera ka pohuar faktin se ne ekip ka pasur nderhyrje per te percaktuar levizjet ne formacion. Madje Dede ka permendur edhe rastin me te fresket ate te aktivizimit te Gilman Likes qe kishte ardhur me urdher nga lart. E vetmja gje qe pritet tani eshte emerimi i zevendesit te Dedes. Kandidatura me e mundshme eshte ajo e Shpetim Duros megjithese asgje nuk eshte zyrtare. Persa i perket takimit Tirana mori nje tjeter barazim pa vlera me Besen. Kjo sfide eshte skuqur nga kartonet e kuq teksa jane marre plot 4 te tille dy per Tiranen dhe dy per Besen. Kartonet e marre nga ana e lojtareve te Beses kane ardhur si rezultat i lojes se ashper dhe perpjekjeve per te gjetur rrugen e rrjetes. Ne takimet e tjera Skenderbeu mezi ka marre nje barazim te bardhe 0-0 ne Kruje duke deshmuar se ne transferte eshte i brishte dhe i dobet pavaresisht emrave qe kane rekrutuar dhe parave te shumta te harxhuara per ta nga presidenca. Barazimi ne njefare menyre ka kenaqur vendesit qe luanin ne fushen e tyre por pa pranine e tifozeve. Ndersa Elbasani eshte rikthyer me ne fund te fitorja duke mundur 2-0 Teuten ne Ruzhdi Bizhuta. Rikthimi ne formacion i Dorian Bylkykbashit ka dhene sinjalet e ktheses per verdheblute qe kane fituar ndeshjen e javes se 19-te por mbeten gjithsesi te fundit ne renditje me 12 pike.
Shefi i klubit Rauf Dimraj jep motivin e largimit te trajnerit
Ja pse i kerkova Dedes te aktivizonte Liken
Shefi i klubit Rauf Dimraj ka konfirmuar shkarkimin e trajnerit Nevil Dede nga pankina bardheblu. Debati ka nisur pas nderhyrjes se Dimrajt per aktivizimin e Gilman Likes. Pas ndeshjes ne lidhje me kete ceshtje shefi i klubit tha Ka nje te vertete te deklarata e Dedes qe do te thote une kam zbritur dhe i kam kerkuar trajnerit qe G.Lika te aktivizohej. Kjo nuk eshte nje deshire apo nje teke por nje problem qe ka argument dhe baze. Ketu kemi te bejme me nje futbollist te ekipit kombetar dhe une e di qe kaq nuk mjafton por ne ndeshjet e kaluara ai tregoi se eshte nje element qe ka cilesi. I kemi thene shprehimisht keshtu trajnerit qe Lika eshte nje lojtar qe duhet te zere vendin e vet dhe ai qe dakord. Pastaj u tha nga zv.trajneri tjeter qe ai nuk luan sepse kishte probleme me gryket. Me pas une bisedova vete me lojtarin qe te me shpjegonte dhe situata ishte kjo qe nuk ishte ne gjendje te mire shendetesore por edhe moralisht ishte i rene sepse Lika me tha Une gjendjen e kam shume te mire por nuk ndjej perkrahje. Ndersa tre ore me vone pasi ka perfunduar edhe mbledhja mes drejtuesve te klubit eshte marre vendimi per shkarkimin e Dedes. Motivacioni i dhene nga Dimraj ishte mungesa e rezultateve.
Superiore/Java 19
Te premten
Laci-Flamurtari 0-1
D.Xhafaj 61
Te shtunen
Vllaznia-Shkumbini 0-0
Bylis-Dinamo 3-1
Uashington 3 54 F.Xhafa 83/Vila 85
Dje
Kastrioti-Skenderbeu 0-0
Tirana-Besa 0-0
Elbasani-Teuta 2-0
Kaci 56 Merxha 59
Renditja
Ekipi ND F B H P
1. Flamurtari 19 14 1 4 43
2. Skenderbeu 19 11 3 5 36
3. Vllaznia 19 10 5 4 35
4. Tirana 19 8 7 4 31
5. Dinamo 19 8 4 7 28
6. Laci 19 8 3 8 27 7. Teuta 19 6 4 9 22
8. Shkumbini 19 6 4 9 22
9. Kastrioti 19 5 6 8 21
10. Besa 19 4 7 8 19
11. Bylis 19 5 3 11 18
12. Elbasani 19 4 3 12 12
Shenim Elbasani minus 3 pike ne renditje i denuar nga FIFA per shkak te ceshtjes Darko Peric.
LEONARD KARAJ