Pasojat e fitores se Vetevendosjes
NgaARTAN BORII
Levizja Vetevendosja tashme e kthyer ne nje parti politike do te jete e perfaqesuar ne Parlamentin e Kosoves me nje shifer mbi 12 duke dale keshtu forca e trete politike. Kjo shifer ben te mundur qe kjo parti te kete nje pozite te forte ne vendimmarrjen kosovare. Kjo eshte ajo qe mund te thuhet minimalisht ne komentin qe mund tu behen rezultateve paraprake. Ne fakt nje analize historike e zhvillimeve politike ne
Kosove dhe Shqiperi u jep ketyre rezultateve nje permbajtje tjeter procesi politik ne Kosove sapo ka filluar dhe ky proces duke pare rrethanat politike ne Ballkan do te perfshije te gjithe politiken shqiptare.
Sic dihet Shqiperia me problemet e medha me te kaluaren e vet ka qene dhe eshte e paafte te zhvilloje nje politike te veten ballkanike. Por Kosova e pastabilizuar do te perfshije patjeter edhe kesaj radhe me pahir Shqiperine ne kumarin ballkanik. Vetevendosja do te kerkoje largimin e nderkombetareve. Dhe ketu fillon trazimi i ri ne Ballkan. Serbet nuk kane per ta pranuar kete situate dhe ne menyre unilaterale do te bashkojne veriun me Serbine.
Se dyti Vetevendosja ka per te penguar nje proces bisedimesh te Kosoves me Serbine pervec bisedimeve per vendosjen e marredhenieve diplomatike. Dhe se fundi por me e rendesishmja procesin e nisur ne rruge Vetevendosja do ta ktheje ne politike formale kerkesa per bashkimin me Shqiperine po gjen gjithnje e me teper vend ne Kosoven e shkaterruar nga korrupsioni. Jo sepse ne Shqiperi do gjejne nje vend me pak te korruptuar por prania nderkombetare ne Kosove e ka bere me popullore kete alternative.
Faktori nderkombetar si gjithnje do te luaje nje rol te pazevendesueshem. Nder me aktivet ne Ballkan SHBA dhe NATO do luajne rolin me te madh si faktoret me ndikim ende te padiskutueshem te shqiptaret. Rajoni duhet qetesuar dhe per kete duhet Dejtoni Nr.2 qe do te thote pranimin e ndryshimit te kufijve ne Ballkan. Teza e Beogradit se nuk duhet te kete dy shtete shqiptare tregon se Beogradi nuk ka qene asnjehere kunder bashkimit te Kosoves me Shqiperine ne qofte se behet perfitues territoresh ne kete proces. Kjo eshte nyja e pazgjidhshme ballkanike qe e ka lene Kosoven ne nje gjendje te paqendrueshme. Humbja e veriut te Kosoves eshte e papranueshme per shqiptaret ndersa Serbia do te shpetoje faqen dhe te kryeje rrembimin e fundit te territoreve shqiptare me pasuri te shumta nentokesore.
Perfundimisht nje bashkim politik i Kosoves me Shqiperine do te sillte nje proces te ri politik ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi. Sigurisht kjo hamendje nuk eshte e sigurt por minimalisht Vetevendosja ka per ti hapur telashe edhe diplomacise shqiptare Ish-ministri i Jashtem dhe kryeministri kane kercenuar Serbine me nje gjuhe te pazakonte si Nuk garantojme kufijte lindore dhe Mos na i hapni ato kutia....