Vetedija perballe fatalitetit
NgaYLLI ASLLANI
Kete dhjetor delta shkodrane me e mrekullueshmja e Ballkanit Perendimor po perjeton nje nga permbytjet me tronditese te historise se saj.
Rishfaqja serish e barkave te evakuimit masiv te krijon imazhin iluziv se shkodranet kane ende nje raport biblik te pazgjidhur ne shekuj me natyren.
Pamjet e krijuara te permbytjes pasojat e dhimbshme grishja e opozites si dhe demtimet te cojne
natyrshem ne deshperim.
Megjithate as moti i vrazhde dhe as pilulat dekurajuese nuk e kane mpire forcen dhe deshiren per te triumfuar mbi dhembjen e shkaktuar.
Me nje fjale duket se nuk ka funksionuar shprehja fataliste se gjithcka qe ndodh eshte e thene apo e shkruar per kete vend dhe nuk ke cfare ti besh.
Ne kete situate apokaliptike qytetaret dhe qeveritaret e tyre nuk e humben ekuilibrin. Ata se bashku po tregojne nje vullnet te permbajtur dhe nje tendence te vetedijshme per te rezistuar per tu perballur dhe per tu ringritur mbi forcat e verbra te atmosferes.
E pashprese ne kete vend eshte vetem e shkuara- shprehet Berisha. - Ajo nuk do kthehet me. Ne kete vend ka shprese ne cdo gje.
Sigurisht qe fataliteti nuk eshte pjese e doktrines se kryeministrit prandaj edhe nuk priti te nderhynte pasi te qetesohej situata. Por ai u vendos ne krye te aksionit te shpetimit te jetes njerezore duke minimizuar amortizuar dhe frenuar valen shkaterrimtare te vershimit te masave ujore te pazakonshme dhe panikut te krijuar prej saj.
Me Berishen vec kabinetit te tij te ministrave ne kete perballje jane te gjithe aty. Deputete pushtetare vendore ne krye te mbi 4000 forcave te emergjences shteterore ushtrise policise vullnetare specialiste nga te gjithe sektoret te pajisur ne logjistike me helikoptere mjete transportuese varka shpetimi cadra ushqime veshmbathje etj.
Si per sfide te kesaj mbrapshtesie po vihet ne funksion edhe rrjeti i solidaritetit human i te zgjedhurve vendore ne adrese te ndihmes per zonat e permbytura te Shkodres.
Keta te fundit te ndodhur prane kolegeve dhe qytetareve shkodrane po ofrojne nje ndihme disi te vecante pikerisht ushqim per bagetite familjare. Nje gjest ky qe i jep nje permase tej njerezores solidaritetit me ate rajon.
Pikerisht ne keto caste kur qeveria ka mundur te siguroje mbijetesen e qytetareve me ushqime strehim veshmbathje barna etj. ata e kane vleresuar me se te dobishme qe ndihma e tyre te konsistoje ne sigurimin e bazes ushqimore per bagetine. Ky akt i gjetur solidariteti ka perfshire te gjithe qarqet bashkite dhe komunat e vendit.
Kryetaret e komunave bashkive e qarqeve e dine fare mire se bagetite jane me te pambrojtura ne kete kataklizme por njekohesisht edhe me te shtrenjtat dhe mjaft te dobishme per ekonomine e komunitetit. Gjene e gjalle fermeret shkodrane e konsiderojne pjese te pasurise dhe menyre te pandare te jeteses se tyre.
Keshtu jane nisur drejt Shkodres maunet e para me bar jonxhe hime e koncentrat per gjene e gjalle te familjeve te permbytura nga njesite vendore te Kavajes Kamzes si dhe komunat e qarkut Fier Mbrostar e Levan Kuman etj.
Nderkohe qe ne ditet ne vazhdim jane pergatitur per ndihme mbi qindra tone ushqime te tjera per pasurine e gjese se gjalle te kesaj zone nga te zgjedhurit lokale te Tiranes Lushnjes Korces Gjirokastres Beratit Elbasanit Vlores Durresit Sarandes Lezhes etj.
Vala e goditjes shkaterrimtare ne zonen e Shkodres dita-dites po frenohet dhe jane marre te gjitha masat qe synojne minimizimin ne maksimum te pasojave njerezore ne menyre qe jeta te rifilloje perseri me sa me pak demtime.
Tashme qe emergjenca po menaxhohet qeveria po ecen paralelisht ne fazen e dyte te menaxhimit te situates se permbytjes ne te cilen ekipet e specializuara krahas evakuimit operacioneve te shpetimit furnizimit dhe ndihmes emergjente po vleresojne edhe mundesine e inventarizimit dhe vleresimit te pasojave per te demshperblyer ne menyren me transparente cdo qytetar te prekur nga fatkeqesia e permbytjes.
Ajo po perqendron te gjithe mendimin e specializuar si dhe te gjitha iniciativat per te perfunduar studimin e plote per marrjen e masave inxhinierike te cilat do te shmangin ne vazhdim fatkeqesite e permbytjes ne kete rajon.
Ne kete kuader qeveria po pershpejton plotesimin sa me pare te projekteve afatgjata te nderhyrjes ne zonen e Shkodres duke perfshire menaxhimin efikas te lumit Buna fillimin e ndertimit te diges ne Skavice mundesine e reduktimit te prurjeve te Drinit si dhe drenazhimin perfundimtar te pellgut ujembajtes te Shkodres.
Te projektosh menaxhimin e rreziqeve do te duhet force te shmangesh fatalitetin dhe te ofrosh nje vetedije racionale e nje politike njerezore.
Pra do te duhet natyrshem te njohesh ligjet e zhvillimit te botes natyres dhe te shoqerise e ne vazhdim ti pershtatesh apo shfrytezosh ato ne te miren e pergjithshme pa mohuar aspak rolin e rastesise ne jeten e perditshme apo te fatit sic na pelqen ta quajme ndryshe.