E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagime te perziera ne Rusi mbi planet per shkembim postesh Putin-Medvedev

Anketat ne Rusi tregojne se kryeministri Vladimir Putin ka te ngjare te fitoje zgjedhjet presidenciale dhe te nderroje pozite me Presidentin Dmitri Medvedev. Zoti Medvedev i cili zuri vendin e Vladimir Putinit ne vitin 2008 e propozoi zyrtarisht kete levizje te shtunen ne Kongresin e partise qe ka pushtetin ne Rusi. Pavaresisht nga anketat ruset qe komentuan per Zerin e Amerikes kishin reagime te perziera

Shkembimi i planifikuar me kujdes ndermjet kryeministrit Vladimir Putin dhe presidentit Dmitri Medvedev i njoftuar te shtunen transmetohet here-pas-here ne televizionin shteteror rus.

         Por prapa kamerave jo te gjithe duartrokasin. Diten qe u be njoftimi keta protestues brohorisnin Rusia pa Putinin.

         Ilia Yashin i levizjes opozitare Solidariteti akuzon presidentin Medvedev se thjesht ka sherbyer per tia mbajtur fronin ngrohte Putinit

 Putin po kthehet megjithese nuk u largua asnjehere. Te gjithe e kishin krejt te qarte se ai ishte kreu i gjithe bandes se tyre te hajduteve dhe matrapazeve gjate 4 vjeteve te fundit dhe Medvedevi sherbeu per ti ruajtur karrigen.

         Pervec akuzave ndaj qeverise se zotit Putin per korrupsion zoti Yashin ndalet edhe tek hendeku ne rritje mes te pasurve dhe te varferve

 Rusia eshte ne krye te listes se revistes Forbes me numrin e miliardereve ndersa 20 milione vete jetojne ne varferi.

         Por ne nje qytet me 12 milione vete vetem 250 mblidhen per nje tubim kunder Putinit. Dhe disa prej tyre nuk jane te bindur.

         Sergei Nikolajevic oficer ne pension doli thjesht nga kureshtja. Ai nuk shqetesohet nga gjendja politike pasi Rusia ka burime te shumta natyrore

 Ne nje vend relativisht te pasur me burime si nafte e gaz nuk ka gjasa per revolucion.

Ne nje park aty prane pjesa me e madhe e banoreve nuk duan te flasin per politike. Vladimir Aristarkov punonjes ne nje shtepi botimi ka ne plan te votoje per komunistet e opozites ne shenje proteste. Ai thote se Putin dhe Medvedev mund te vazhdojne ta mbajne pushtetin per nje cerek shekulli

Kjo dyshe pra Putin dhe kopia e tij ne miniature do te qendrojne ne pushtet sa kohe te munden.

 Shoku i tij Dima punetor ne transport shqetesohet se Rusia ka perpara stanjacion ekonomik

 Vendi ishte ne stanjacion dhe do te vazhdoje te jete per 12 vjet te tjere. Putin do te qendroje ne pushtet per 8 vjet dhe jam i bindur edhe per 8 vjet me pas.

 Faqja elektronike Dozhd zhvilloi nje ankete ku u kerkon pjesemarresve te japin reagimet e tyre per kthimin e Putinit ne Kremlin. Pjesa me e madhe zgjedhin emigracionin.

         Andrei nje 34-vjecar specialist kompiuterash do te qendroje. Por ai nuk eshte i kenaqur me perspektiven e kthimit te Putinit ne Kremlin

Na ben pak a shume si ne kohen e Bashkimit Sovjetik. Kemi nje parti nje qeveri nje udheheqes.

Andrei shqetesohet se avantazhi me i madh i vendit rezervat e tij te naftes dhe gazit jane po ashtu thembra e Akilit per Rusine.

 Jemi varur shume tek cmimi i naftes dhe gazit gje qe e ben ekonomine tone shume delikate.

         Andrei thote se nese kriza globale sjell renie te cmimeve te karburantit tranzicioni politik ne Rusi mund te gjendet perballe nje ballafaqimi te ashper me realitetin.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›