E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pastertia e kryemyftiut e paralajmeruar kohe me pare

Lushnje

Tomorr Borici kreu i Myftinise se Lushnjes ka qene nje emer i perfolur prej besimtareve te Lushnjes si dhe prej nje pjese te mire te klikes drejtuese te myftinise se rrethit. Dyshimet per perfshirjen e tij ne organizata islamike te cilat edhe mund te financonin Boricin dhe aktivitetin e tij u bene publike plot tre vjet me pare atehere kur ai u vendos ne krye te myftinise. Akuzat per nje figure jo fort te paster Tomorr Boricit i erdhen jo vetem nga besimtaret por edhe nga drejtuesit e meparshem te myftinise. Madje me keta te fundit ai shkoi deri ne perplasje fizike. Kujtojme se ne kohen e emerimit te tij si myftiu i Lushnjes myftiu i meparshem nuk e linte te lire zyren dhe arriti deri ne mbylljen e xhamise. Ne nje tentative per te hyre ne zyren e myftiut Tomorr Borici dhe kasa drejtuese qe ai zevendesonte arriti deri ne perdorimin e forces dhe dhunes fizike. Kjo ngjarje perfundoi ne dyert e policise lokale e cila ceshtjen ne fjale e ndoqi penalisht. Carja e madhe beri qe besimtaret e Lushnjes te ndaheshin ne dy pjese dhe ritet fetare po ashtu ti kryenin te ndare. Nje pjese e besimtareve shkonin ne mjediset e xhamise ku sherbente Tomorr Borici dhe nje pjese tjeter shkonte ne disa zyra prone e xhamise por qe perdoreshin nga ish-myftiu Dervishi. Perplasja e madhe mes ish-myftiut dhe Boricit arriti deri aty sa ish-drejtuesit te akuzonin se myftiu aktual po imponon besimtaret per tu falur ne nje menyre tjeter. Myftiu Tomorr Borici do te ndryshoje ritet tona. Ne burrat falemi me duar te kryqezuara ne bark ndersa ai do te veme duart e kryqezuara ne kraharor gje qe ne realitet e bejne grate. Per kete nuk e duam ne krye kane akuzuar ne menyre te vazhdueshme besimtaret.

splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›