Burgaj tek Interpoli per sigurine ne rajon dhe trafikun e droges
Siguria ne rajon dhe parandalimi i trafikut te droges ka qene ceshtja kryesore e diskutimit mes kryepolicit shqiptar dhe sekretarit te pergjithshem te Interpolit. Drejtori i Pergjithshem Hysni Burgaj i shoqeruar edhe nga shefi i Interpol-Tiranes ka pasur nje takim me sekretarin e pergjithshem te Interpolit Ronald K. Noble. Takimi i zhvilluar mes drejtorit te pergjithshem te Policise se Shtetit dhe sekretarit te pergjithshem te Interpolit u fokusua ne ceshtje te sigurise rajonale dhe nderkombetare si lufta kunder grupeve te organizuara kriminale trafikut te droges dhe qenieve njerezore. Integrimi automatik i sistemit global te zbatimit te ligjit te Interpolit ne strukturat tona policore deshmon me se miri angazhimin maksimal te Shqiperise per te punuar me organizatat nderkombetare te zbatimit te ligjit si nje element thelbesor i sigurise kombetare rajonale dhe nderkombetare evidentoi Burgaj. Duke iu referuar faktit se ne Shqiperi qe me integrimin e dy sistemeve te Interpolit ne qershor te ketij viti eshte bere e mundur te arrestohen 25 te kerkuar nderkombetar drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit theksoi se rezultatet deshmojne se cfare mund te arrihet permes bashkepunimit te frytshem me Interpolin. Nderkohe sekretari i pergjithshem i Interpolit vleresoi shkembimin nderkombetar te informacionit policor duke e cilesuar si vend kyc per bashkepunimin me 188 shtete anetare. Duke evidentuar faktin se Shqiperia eshte ne listen e 10 vendeve te para nga 188 vendet anetare te Interpolit qe perdor database-in global nominal dhe ate per mjetet e vjedhura sekretari i pergjithshem i Interpolit theksoi se veprimi shembullor i treguar nga Shqiperia Zyra e saj Qendrore Kombetare ne Tirane dhe autoritetet e saj ne venien ne dispozicion te informacioneve te nevojshme per oficeret vendore te policise do ta beje gjithnje e me te veshtire per te kerkuarit qe ti shpetojne kapjes dhe do ti beje kufijte tane me te sigurt. Shqiperia nuk eshte vetem nje nga vendet lider te Europes qe parandalojne kalimin e kufirit nga kriminele te rrezikshem por gjithashtu dhe ne bote dhe per kete arsye duhet pergezuar per lidershipin e forte shtoi Noble. Nga muaji qershor i ketij viti Policia e Shtetit ka integruar ne strukturen e saj rrjetin global te sherbimeve te Interpolit perfshire dhe sistemin policor te komunikimit I-24/7 nderkohe po nga qershori i ketij viti ne njesine e te kerkuarve te Interpolit eshte caktuar nje oficer nderlidhes i policise shqiptare.
splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic