Pastore ka telashe me Ibrahimoviçin

Pronari i Palermos, Maurizio Zamparini, ka arsyetuar vështirësitë e Javier Pastores në Paris Saint-Germain me telashet e argjentinasit për të luajtur me Zlatan Ibrahimoviçin.
Pastore u transferua nga Palermo në PSG për 40 milionë euro në gusht 2011, por nuk ka dhënë shkëlqimin e pritur në Parc des Princes. Zamparini ka fajësuar Ibrahimoviçin për paraqitjet e zbehta të argjentinasit.
“Pse është në telashe? Nuk është lehtë të luani me Ibrahimoviçin”, deklaroi Zamparini për të përditshmen sportive italiane Corriere dello Sport. Pastore spekulohet me rikthim në Serie A, ku së fundmi është raportuar se mund të shkëmbehet me yllin e Interit, Wesley Sneijder.