Serbët i vënë flakën flamurit të Kosovës

Simpatizantë të klubit futbollistik serb Rad nga Beogradi, kanë djegur sot flamurin kombëtar shqiptar dhe atë të Republikës së Kosovës, gjatë një takimi të zhvilluar në qytetin e Nish-it.
Ata pasi kanë ndezur flamurin shqiptar, flakën i kanë vënë edhe flamurit të Republikës së Kosovës.
Skena të këtilla të turpshme, ka kohë që shoqërojnë ambientet sportive në Serbi. Simpatizantë serbë, javë më parë, pasi patën ndezur flamurin kroat patën brohoritur me orë: “Thika, tela, Srebrenica”.