E Shtunë, 31 Tetor 2026

Multimilioneri analfabet!

Nga Express më 11 qershor 2011 në ora 19:00

Një nga njerëzit më të pasur në Britaninë e Madhe, Andreas Panayiotou, edhe pse është multimilioner, nuk di të lexojë.

45-vjeçari për shkak të sëmundjes së disleksisë nga e cila vuan prej shumë vitesh, nuk ishte në gjendje të përfundonte fazën më minimale të shkollimit.

Pavarësisht kësaj mangësie të madhe në formimin e tij, pasuria e tij vlerësohet të jetë rreth 450 milionë euro.

Në moshën 14-vjeçare, Andreas Panayiotou vendosi ta braktiste shkollën, por kjo nuk e pengoi të krijojë një ‘perandori’ me para.

Sot ai zotëron tre aeroplanë, jaht dhe disa kompani, bën publike "Daily Mail".

Perandorinë e biznesit Panayiotou e filloi ta krijonte që në moshë të re. Në fillim ai punoi te i ati, më pas vazhdoi me blerjen e pronave tokësore dhe më pas ai u mor edhe me ndërtimin dhe shitjen e banesave.

45- vjecari sot është i bindur se nuk do të arrinte asgjë po të mos vuante nga sëmundja e disleksisë, e cila e ka nxitur të luftojë kundër saj dhe të punojë akoma më shumë për t’u pasuruar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›