Pas Kanadase Button kerkon vendin e pare ne Boterorin 2011

Fitorja në garën e fundit për Çmimin e Madh të Kanadasë ka shtuar shpresat e pilotit të McLaren, Janson Button për të fituar Botërorin 2011 të Formula 1. Anglezi ishte protagonist i një gare spektakolare në Montreal, ku mundi vetëm në xhiron e fundit kampionin e botës në fuqi dhe kryesuesin e renditjes Sebastian Vettel.
Pas këtij suksesi, Button është shprehur se beson te titulli, megjithëse rivali i tij gjermani i Red Bull Vettel ka fituar pesë nga shtatë garat e zhvilluara deri tani.
“Në Kanada treguam se jemi në garë për të fituar titullin kampion. Deri në fund të sezonit ka shumë pista për të përshkuar dhe gjithçka është e hapur. Sigurisht nuk do të jetë aspak e lehtë, por bashkë me skuderinë dhe mekanikët jemi të vendosur për të shpresuar deri në garën e fundit”, ka bërë të ditur Janson Button. Piloti anglez i McLaren e mbështet e optimizmin e tij në një tjetër fakt, pas hedhjes së idesë për t’iu kthyer motorëve mekanikë V6.
Sipas Button, nëse kjo gjë do të miratohet nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, atëherë në pistë do të kishte më shumë ekuilibër mes makinave. Pas shtatë garave të para të Botërorit 2011 të Formula 1, Sebastian Vettel kryeson renditjen e opërgjithshme me 161 pikë, 60 më shumë se Button i vendit të dytë.
Nertan Prifti