E Diel, 1 Nëntor 2026

Pastrimi i parave, tashme kontroll dhe miqve te politikaneve Rozeta Rapushi



Personat qe kane lidhje me zyrtaret e larte, politikane apo ortaket e tyre ne biznes, do te jene objekt "hetimi" nga Drejtoria e Pergjithshme e Parandalimit dhe Pastrimit te Parave. Komisionet parlamentare te Kuvendit, miratuan dje me konsensus ndryshimet ne ligjin "Per parandalimin e pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit", duke shtrenguar masat per te afermit e politikaneve. Madje keto ndryshime, shkaktuan edhe jo pak batuta ne Komisionin e Ligjeve, ku deputetet bene shaka, se me keto masa, tashme do u largohen edhe miqte. "Cfare do kontrollosh, shoket e mi? Eshte fjale per deputete te zgjedhur qe vijne nga bota e biznesit, per ata behet fjale, qe pasurite e tyre i kalojne tek ortaket", - tha deputetja socialiste, Ermonela Felaj. Por kryetari i komisionit, Ilir Rusmali shpjegoi se nen kontroll, do te jene personat e lidhur ngushtesisht me zyrtarwt. Ku bejne pjese koleget e biznesit, keshilltaret apo konsulentet personale. Pra personat qe perfitojne qartesisht nga lidhja e tyre e ngushte me keta persona", - sqaroi Rusmali. Kjo do te thote se ne baze te ligjit, tashme pervec familjareve nen kontroll do te jene edhe te afermit te lidhur jo prej gjakut me politikanet. "Kur ke firmosur gjithe jeten ne bordero, ku i ke bere gjithe ato leke? E i fsheh andej nga biznesi, si i behet ne kete rast?", - shtoi deputeti demokrat, Fatos Hoxha. Pyetje e batuta te tilla pasuan njera-tjetren, ku ligjvenesit, u ankuan se masa te tilla, do i ndajne nga miqte. "Do na ndani nga shoqeria keshtu. Do na thone miqte: Cfare pune kam une me ty, do te na vijne e te na kontrollojne", - vijoi demokrati Edi Paloka. Nga ana e tij, kreu i Drejtorise se Pergjithshme Kunder Pastrimit te Parave, Arben Doci, tha se nder rastet e veshtira per t'u kontrolluar ose praktikisht te pamundura per pastrim parash, jane ato te kryera nga noteret dhe avokatet. Pas diskutimeve dhe batutave, nisma u miratua me konsensus edhe tek Komisioni i Ekonomise. Deputetet mbeshteten nismen qe te zgjerohet gama e njerezve qe do t'i nenshtrohen kontrollit te Drejtorise se Parandalimit te Pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit. Sipas ndryshimeve, familjaret dhe personat qe kane lidhje shoqerore me politikanet dhe zyrtaret e larte, do te jene pjese e kontrollit per pastrimin e parave. Nje ndryshim i tille behet per shtuar numrin e personave, mbi te cilet do te ushtrohet verifikimi ne lidhje me lidhjet e biznesit apo transaksionet qe mund te kryejne subjektet e kontrollit te ligjit. Sipas raportimit qe bene perfaqesuesit e drejtorise se parandalimit te pastrimit te parave, deri tani jane cuar prane policise se shtetit 160 raste te dyshime dhe 51 raste te tjera jane cuar ne prokurori. Shtimi i kategorise se personave qe duhet t'i nenshtrohet kontrollit te pasurise ka qene nje nder problematikat e konstatuara ne raportet e Drejtorise se Pergjithshme te Parandalimit te Pastrimit te Parave dhe Financimit te Terrorizmit. Nga ana tjeter, ndryshimet ne ligj parashikojne dhe 10-fishimin e gjobave ne nivelin maksimal dhe minimal, ndaj personave qe kapen per pastrim parash. Qe prej kater vjetesh, Drejtoria e Pergjithshme kunder Pastrimit te Parave, ka gjobitur gjithsej 153 subjekte dhe ka hequr 4 licenca biznesi. Kjo drejtori ngarkohet te monitoroje edhe punen e prokurorise se Pergjithshme dhe te mbaje statistika mbi procedimet penale per pastrim parash.

Per luften kunder pastrimit te parave

Per zvogelimin e rrezikut te pastrimit te parave, krahas kategorive te percaktuara ne kete ligj dhe ne aktet nenligjore te nxjerra ne zbatim te tij, subjektet percaktojne kategori te tjera marredheniesh biznesi, klientesh dhe transaksionesh, te vleresuara me rrezik te larte dhe ndaj te cilave duhet te zbatohen masat e vigjilences se zgjeruar.

Subjektet duhet te verifikojne dhe t'u kushtojne vigjilence te zgjeruar marredhenieve te biznesit dhe transaksioneve me te gjitha kategorite e klienteve, te cilet banojne ose e ushtrojne veprimtarine e tyre ne vende qe nuk zbatojne ose qe zbatojne pjeserisht standardet perkatese nderkombetare, per te parandaluar e luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Subjektet duhet te analizojne arsyet dhe qellimin e kryerjes se transaksioneve te tilla dhe te mbajne te dhena me shkrim per konkluzionet, per nje periudhe 5 - vjecare, te cilat duhet t'u vihen ne dispozicion autoritetit pergjegjes dhe audituesve, nese kerkohet.

Subjekteve u kerkohet t'i raportojne autoritetit pergjegjes, sipas afateve te percaktuara ne aktet nenligjore, ne zbatim te ketij ligji, per te gjitha transaksionet ne para fizike, ne nje vlere te barabarte ose me te madhe se 1 000 000 (nje milion) leke ose kundervleren ne monedha te huaja, te kryera si nje transaksion i vetem ose si transaksione te lidhura me njera-tjetren brenda 24 (njezet e kater) oreve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›