E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pastrohet sheshi te Sahati,kundërshtojnë pronarët e librarisë fetare

Pronarët e një librarie fetare janë përplasur me policinë bashkiake dhe inspektoriatin e policisë ndërtimore të cilat i kanë paraqitur atyre një vendim për heqjen e kësaj kioske. Sipas policisë bashkiake dhe asaj ndërtimore ky objekt është pa leje dhe ndodhet ngjitur me kullën e sahatit e cila po restaurohet dhe sheshi rreth saj do të kthehet në gjendjen fillestare. Por nga ana tjetër pronarët e kësaj kioske pretendojnë se ajo ka leje nga bashkia Tiranë që në vitin 1993 dhe është zhvendosur po me lejë të saj në ambientet aktuale. Po ashtu pronarët pretendojnë se nëse zona ku ndodhet kioska e tyre do të kthehet në zonë muzale, bashkia të vendosë një vend të ri për spostimin e saj pasi ajo nuk është një kioske si gjithë të tjerat.
Në këtë librari shiten libra fetarë për komunitetin musliman, që prej vitit 1993, ndërkohë që policia bashkiake në bashkëpunim me inspektoriatin e policisë ndërtimore nuk kanë pranuar të zhvendosin këtë kioskë duke e cilësuar të paligjshme. Aksioni i policisë ka vijuar edhe në një kioskë tjetër që ndodhet pranë kullës së sahatit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›