Tiranë/ Organizohet konferenca shkencore për mendimin shqiptarë të viteve 30-të
Tashmë e ka marrë të qartë trajtën e vet. Quhet mendimi shqiptar i viteve 30-të dhe për gati një dekadë është kthyer në lëndë të parë për studiuesit e shumtë. Për këtë qëllim isntituti i Albanologjisë organizoi një konferencë shkencore enkas për plejadën e atyre gazetarëve, intelektualëve, gazetarëve në vitet 1920-1930 që krijuan atë që tashmë njihet si mendimi shqiptar.
Natyrisht numri një i studimev të kësaj plejade i takon botuesit Ndriçim Kulla, që vjen në këtë konferencë jo thjesht me statusin e botuesit, por të një studiuesi që kërkon të sjellë nga errësira e viteve atë copë Shqipërie që nuk e njohim.
Por në këtë konferencë dhanë mendimet e tyre edhe shumë studies të tjerë, ku vlen për t'u përmendur Emin Riza që në fjalën e tij theksoi rëndësinë e veprës së Branko Merxhanit, Krist Malokit, Zef Valentinit, Eqrem Bej Vlorës e të tjerë.
Dhe më e rëndësishmja është se ky mendim tashmë është në projekt të futet si një lëndë mësimore në shkolla. Në këtë mënyrë, nxënësit tanë nuk do mësojnë vetëm historinë e Shqipërisë për ata që luftuan me armë në dorë, por edhe të mendimtarëve që në vitet 30-të krijuan një klasë më vete.