Në rrezik projekti i klasave parashkollore

Suksesi i klasave parashkollore në rrezik nga mungesa e infrastrukturës. Drejtoreshës së shkollës nëntë vjeçare "Shkolla e kuqe", Arjana Maci është shprehur në një intervistë për televizionin "Ora News" se ky projekt i cili ka rezultuar tepër i suksesshëshm edhe pse është në një fazë eksperimentale është në vështirësi pasi nuk ka ambiente dhe shkollat apo kopshtet nuk kanë kapacitete e duhura për të përballur kërkesat që vijnë në rritje.
Fëmijët të cilët mbushin moshën 5 vjeçare ndjekin këtë klasë e cila i përgatit ata për të shkuar në klasë të parë. Aty ata mësojnë të shkruajnë, të lexojnë të komunikojnë rrjedhshëm dhe të zhvillohen nga ana logjike. Sipas një edukatore e cila jep mësim në kopshtin e kësaj shkolle parashkollorët janë shumë më të përgatitur se fëmijët që mbarojnë në kopshtet tradicionale.
Numri i fëmijëve që ndodhen në klasën parashkollore në "Shkollën e Kuqe" është 30 ndërkohë që shumë kërkesa të tjera nga prindërit janë refuzuar për shkak të mungesës së kapaciteve në infrastrukturë.