E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasuria, ILDKP hedh shortin për 188 zyrtarë

TIRANË- Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive ka hedhur sot shortin për përzgjedhjen e zyrtarëve të cilët do ti nënshtrohen deklarimit të pasurisë. Shorti është bërë në një transmetim live për mediat, në prani edhe të kreut të prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadorit Eugen Wollfarth, i cili ka bërë edhe celjen e përzgjedhjes.

Sipas kreut të ILDKP-së, Adriatik Llalla, procesi është shumë i rëndësishëm dhe krejt transparent dhe synon jo vetëm deklarimin e pasurisë në përputhje me ligjet në fuqi, por edhe hetimin për konfliktin e interesit.

Në listën elektronike bëjnë pjesë të gjithë zyrtarët e lartë, të cilët ligji i detyron të bëjnë transparente pasurinë e tyre. Sot shorti përcakton 188 zyrtarë nga 4622 që janë në total dhe gjithcka bëhet në mënyrë rastësore sipas përzgjedhjes kompjuterike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›