Pasuria e Edi Rames dhe e tete deputeteve, publike kete jave
Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive, do te beje publik kete jave, se sa eshte shtuar apo pakesuar, pasuria e zyrtareve te larte te shtetit. Ashtu si cdo vit, kete jave pritet zbardhja e pasurive te zyrtareve, qe deklarojne ne kete institucion. Nderkohe perparesi hetimi, kete vit do te kene 190 zyrtaret e zgjedhur me short nga ky institucion. 190 zyrtaret, do te hetohen imtesisht nga inspektorati duke nisur me Kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama, apo edhe deputete socialiste si Olta Xhacka, Damian Gjinkuri, Eduard Shalsi, Tom Doshi apo Mimi Kodheli, te cilet nuk paten aspak fat, por rezultuan ne listen e te zgjedhurve per hetim. Nderkohe qe nga maxhoranca ne Kuvend, do te hetohet pasuria e Gazment Oketes, Flamur Nokes si dhe Nasip Nacos, te perzgjedhur me shortin e hedhur nga ILDKP. Lista e gjate e zyrtareve e cila do te kaloje ne skanerin e Inspektoriatit vijon me nje numer te gjate zyrtaresh ne dogana dhe tatime si dhe gjyqtare te ndryshem ne te gjithe vendin. Ne fakt, ne baze te deklarimit te pasurise se kreut te bashkise, Rama, te bere vitin qe shkoi, nuk jane te shumta pasurite per tu hetuar. Sipas deklarates qe Rama ka depozituar ne vitin 2009, mund te thuhet fare mire se kryetari i Bashkise se Tiranes, hyn ne listen e borxhlinjve.