E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasuria, 3 zyrtare ne prokurori

Rozeta Rapushi
Tre zyrtare te larte te shtetit, paditen ne Prokurori per fshehje te pasurise dhe deklarim te rreme. Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive, depozitoi ne organin e akuzes, padi penale kunder tre zyrtareve, pasi pas kontrollit dhe hetimit te detajuar, rezultoi se kane fshehur pasurine e vene dhe ne deklarimin e kane bere te rreme. Ky institucion nuk ben ende publik emrat, nderkohe qe po dje beri te ditur se ka gjobitur jo pak por 15 zyrtare te tjere, te cilet nuk kane mundur te shmangin konfliktin e interesave, pavaresisht apeleve te bera vazhdimisht. “Gjate dy muajve te fundit, jane dorezuar ne organin e Prokurorise kallezime penale ndaj 3 zyrtareve, per te cilet eshte evidentuar fshehje e pasurise dhe deklarim i rreme. Gjithashtu, Inspektorati i Larte, ne perfundim te hetimit administrativ, ka aplikuar masen administrative “gjobe” per 15 zyrtare, te cilet nuk kane shmangur konfliktin e interesave ne afatin e percaktuar dhe sipas parashikimeve ligjore”, thuhet ne deklarimin zyrtar te ketij institucioni. Sipas inspektoratit, pjesa me e madhe e zyrtareve, per te cilet eshte aplikuar masa shtrenguese, jane punonjes te administrates doganore dhe tatimore. Dy zyrtare te kallezuar penalisht dhe shtate te gjobitur per konflikt interesi jane pjese e organikes se Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve dhe degeve te saj ne rrethe. Ndersa nje zyrtar i kallezuar penalisht dhe kater te tjere te gjobitur per konflikt interesi jane pjese e strukturave te Drejtorise se Pergjithshme te Doganave. Ne vijim te informimit publik, inspektorati zbulon vetem se, kater zyrtare te gjobitur per konflikt mes funksionit publik dhe interesave private jane drejtues te pushtetit vendor; nje kryetar bashkie dhe nje kryetar komune ne jug te Shqiperise, nje kryetar komune ne Qarkun e Tiranes dhe nje kryetar komune ne Qarkun e Shkodres. Pas konstatimit nga ana e Inspektoratit te Larte te situatave me konflikt interesi, 14 prej 15 zyrtareve te gjobitur me vleren 100 mije deri ne 200 mije leke te reja ne baze te ligjit “Per parandalimin e konfliktit te interesave ne ushtrimin e funksioneve publike”, e kane zgjidhur konfliktin e interesave, ndersa rasti i fundit eshte ende ne proces zgjidhjeje. Inspektorati i Larte ka permiresuar teknikat e hetimit administrativ, duke siguruar ne kete menyre rezultate me te medha ne parandalimin e konfliktit te interesave dhe ne luften kunder korrupsionit. Se fundmi, ky institucion, krijoi Rrjetit Nderkombetar te agjencive te Evropes Juglindore qe kane si objekt te punes se tyre parandalimin e konfliktit te interesave. Ne bashkepunim me Sekretariatin e Iniciatives Rajonale per Antikorrupsionin, me perfaqesues te 12 shteteve u diskutua per hartimin e strategjive te perbashketa ne evidentimin dhe shmangien e konfliktit te interesave, si edhe ne zbulimin e elementit korruptiv ne administraten publike.
Ndryshimi i ligjit, solli nje ashpersim te masave
Kreret e shtetit shqiptar, jane shprehur pro ndryshimit te ligjeve, me synim te ashpersimin e masave ndaj zyrtareve qe fshehin pasurine dhe jane ne konflikt interesi. Ne nje tryeze te zhvilluar kohe me pare, te iniciuar nga Inspektorati i Larte, Presidenti Bamir Topi dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, theksuan nevojen e ndryshimeve ligjore ne funksion te ashpersimin e masave per hetimin e zyrtareve. Presidenti Topi, tha se te gjithe qytetaret duhet ta dine me hollesi se kush i drejton, kush i qeveris, cfare modeli zyrtaresh perfaqesojne ata qe takojne ne zyrat e shtetit, qe nga komunat e deri tek Presidenti. “Por, eshte akoma me e rendesishme, distancimi i qarte i shtetit nga cdo zyrtar, i cfaredo rangu politik e shteteror, qe ka perfituar ne menyre te paligjshme nga posti qe mban. Kjo eshte fryma e shtetit ligjor, ky eshte shpirti i demokracise, kjo eshte edhe sfida kryesore e institucioneve tuaja ne raport me publikun”, u shpreh ai. Po keshtu, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha se asnje vend nuk ka imunitet ndaj korrupsionit, ndaj dhe bashkepunimi rajonal e nderkombetar duhet te jete shumedimensional.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›