E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasuria e Mark Zuckerberg është dyfishuar vitin e fundit

Mark Zuckerberg është kthyer përsëri në listën e Forbes me 400 amerikanët më të pasur. Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Facebook ka dyfishuar pasurinë e tij nga 9.4$ miliardë (që kishte vitin e kaluar në listën e Forbes) në 19$ miliardë në listën e më të pasur të këtij viti, e cila u publikua të hënën.

Ai është zhvendosur përsëri në vendin e 20-të, nga vendi i 36-të në vitin 2012. Këto ndryshime të mëdha në pasurinë e Zuckerberg janë të lidhura drejtpërdrejt me aksionet e Facebook, të cilat ranë në 17,55$ për aksion në fillim të shtatorit të vitit të kaluar, por arritën në më shumë se 45$ për aksion javën e kaluar.

Zuckerberg nuk ishte i vetmi ekzekutiv i teknologjisë, që është ngjitur më lart në listën e këtij viti të Forbes. Lista me më të pasurit paraqiti themeluesit e Microsoft, Amazon, Google dhe kompanitë e tjera të shquara të teknologjisë.

Më poshtë është lista e 10 njerëzve më të pasur në teknologji, së bashku me pozicionin në listë dhe pasurinë e tyre neto:
Bill Gates: Nr 1, 72$ miliardë
Larry Ellison: Nr 3, 41$ miliardë
Jeff Bezos: Nr 12, 27.1$ miliardë
Larry Page: Nr 13, 24.9$ miliardë
Sergey Brin: Nr 14, 24.4$ miliardë
Mark Zuckerberg: Nr 20, 19$ miliardë
Steve Ballmer: Nr 21, 18$ miliardë
Michael Dell: Nr 25, 15.9$ miliardë
Paul Allen: Nr 26, 15.8$ miliardë
Charles Ergen: Nr 32, 12.5$ miliardë
(a.k/krokodili/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›