Ronaldo kërkon të thyejë rekordin e Raulit te Reali
Me rinovimin deri në vitin 2018, është normale të mendohet se Kristiano Ronaldo mund të bëhet golashënuesi numër një në historinë e Real Madrid. Ky rekord edhe sot është në duart e legjendarit Raul Gonzalez, i cili, me fanellën e bardhë ka realizuar 323 gola në 741 takime të luajtura. Madrileni u largua nga Los Blancos me një mesatare prej 0.44 gola për ndeshje, në 16 sezone të karrierës që mbajti fanellën e Realit. Ndërkohë, me një ritëm edhe më superior është duke ecur aventura e Ronaldos.
(a.k/E.Ilnica/Balkanweb)
(a.k/E.Ilnica/Balkanweb)