E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasuria e deklaruar e Arben Imamit, tre apartamente. Që kur është bërë ministër, nuk ka rritje pasurie

Share

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka të deklaruar si pasuri të familjes së tij tre apartamente, dy në Tiranë dhe një apartament veror në Qerret.

Sipas Shqip, Imami ka deklaruar se nuk është shtuar pasuria e tij që kur është bërë ministër.

Imami ka deklaruar se ka edhe një kredi pa shlyer ndaj një banke të nivelit të dytë. Shuma që duhet të shlyejë është 3.000.000 lekë.

Imami ka një apartament 200 metër katror në zonën e ish- Bllokut, blerë në vitin 2001. Për blerjen e tij ai ka shpenzuar të ardhurat e shitjes së apartamentit të vjetër dhe ka marrë një kredi 5 milion lekë. Bashkëshortja e tij deklaron se ka një apartament 103 metër katror në rrugën Dora DIstria, të blerë me të ardhurat e përfituara nga puna si piktore dhe kuratore arti.

Ndërkohë në vitin 2004, Imami merr edhe një kredi tjetër prej 1.500.000 lekësh për të blerë një apartament veror në Qerret me sipërfaqe 66 metër katror.

Bie në sy një detaj interesant me shitblerjen e një makine Benz, në pronësi të Imamit. Ministri i Mbrojtjes thotë se e ka blerë makinën për 200.000 lekë në vitin 2005 dhe e ka shitur në vitin 2007 për 6.500 euro.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›