E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biberaj: Bamir Topi, pjesë e FRD-së

Share

Bamir Topi do të jetë në strukturat e partisë Fryma e Re Demokratike. Një javë para se të mbyllë detyrën në krye të shtetit shqiptar, një prej themeluesve të kësaj force politike, Aleksandër Biberaj, deklaroi gjatë intervistës në edicionin e lajmeve në Ora News se Bamir Topi do ti bashkohet FRD.

Kjo është deklarata e parë publike që bëhet për angazhimin e Bamir Topit në këtë forcë politike, ndërsa vetë kreu i shtetit pak kohë më parë ka deklaruar se pas presidencës do ti kthehet jetës politike.

Zoti Topi gjykoj se po mbyll një pesë vjeçar të suksesshëm. Ka treguar se është një president mbi palët, është një politikan me vlera. Jam i bindur se do të jetë aset shumë i rëndësishëm për Frymën e Re Demokratike. Pra zoti Topi do të jetë pjesë e FRD-së, tha Biberaj.

Aleksandër Biberaj ka komentuar edhe mbylljen e reformës zgjedhore. Sipas tij është arritur marrëveshje vetëm për dy forcat e mëdha politike dhe nuk është realizuar ndonjë ndryshim në kodin zgjedhor.

Është një marrëveshje për interesa personale të liderëve dhe interesa partiake. Ne si parti jemi të përgatitur për këto ndryshime. PS dhe PD luftojnë gjatë ditës dhe flenë bashkë natën, deklaroi Biberaj.

Ndërsa ka mbetur më pak se një viti nga zgjedhjet parlamentare të 2013, Aleksandër Biberaj deklaron se kjo forcë politike nuk mendon për aleanca parazgjedhore me partitë politike pasi aleanca e vetme do të jetë me qytetarët shqiptarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›