E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmet në Siri, vritet ministri i Mbrojtjes

Është vrarë në Damask ministri i mbrojtjes së Sirisë, Daud Raxha, ndërkohe qe disa zyrtare  të regjimit të presidentit, Bashar Al Asad kanë mbetur te plagosur. Lajmin e kane bere me dije mediat shtetërore të këtij vendi.

Vrasja e zyrtarit të lartë të ekzekutivit sirian dhe të tjerëve erdhi si pasojë e goditjes së një ndertese të forcave të sigurisë në Damask nga një sulmues vetvrasës.

Shpërthimi erdhi në kohën e ashpërsimit të luftimeve ndërmjet forcave qeveritare dhe atyre opozitare, të cilat kanë hyrë në ditën e katërt.

Raporti i televizionit shtetëror bëri të ditur se vetvrasësi me bombë ka synuar të sulmojë ndërtesën e forcave kombëtare të sigurisë.

Në ndërkohë, Këshilli i Sigurimit pritet të votojë gjatë ditës mbi një rezolutë me të cilën synohet ti jepet fund krizës në Siri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›