E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Jemi pro heqjes së imunitetit, por kundër arnimit qorrazi të Kushtetutës

Share

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka konfirmuar edhe njëherë se ata janë pro heqjes së imunitetit, por kërkojnë një proces publik për ndërhyrjen në Kushtetutë. Rama thotë se Berisha nuk mund ti imponojë opozitës vizionin dhe variantin e tij për ndryshimin e Kushtetutës.

Po heqjes së imunitetit, jo arnimit qorrazi të Kushtetutës. Vota jonë në parim është PRO, po ndryshimi kushtetues të bëhet me një proces publik.

Nga ultësira e tij morale, kryeministri nuk mund ti imponojë opozitës as vizionin, as variantin e tij të ndryshimit të Kushtetutës. Kemi qëndrimin tonë, shprehet Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›