Pasuria e deputeteve, peng i bojkotit

Deputetet socialiste duket se i kane bere bllokade te gjitha institucioneve te vendit. Bojkoti ndaj Kuvendit dhe te gjitha komisioneve parlamentare, po ndihet edhe ne te tjera institucione si ai i Inspektoriatit te Larte te Deklarimit te Pasurive. Ndryshe nga deputetet e tjere te rinj te zgjedhur ne 28 Qershor, socialistet nuk kane permbushur detyrimin ligjor, qe te deklarojne pasurine. Ne ligjin per deklarimin e pasurise, percaktohet se te zgjedhurit e rinj, ne kete rast deputetet e opozites te rinj qe fituan ne zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit, brenda 30 diteve nga betimi ne Kuvend, pra marja e mandatit, duhet te deklarojne pasurine. Nje procedure te tille, te zgjedhurit e PS-se, nuk e kane ndjekur. Kjo per faktin e thjeshte se ata ende nuk kane bere betimin ne Kuvend, duke qene se nuk kane shkelur as edhe nje dite te vetme ne seance plenare. Pervec mos marrjes se pages qe u takon si deputet, socialistet e rinj, nuk po deklarojne as pasurine qe kane ne baze te ligjit ne fuqi. Sipas burimeve zyrtare, ne Inspektoriatin e Larte te Deklarimit te Pasurive, kane plotesuar formularin e tyre te pasurise, kane plotesuar formularin e tyre te pasurise, vetem deputetet e rinj te zgjedhur ne Kuvend, nen siglen e Partise Demokratike si dhe te Levizjes Socialiste per Integrim. Bosh ka mbetur ana e deputeteve socialiste, qe bojkotin e Parlamentit po e percjellin rrjedhimisht edhe ne institucionet e tjera. Me argumentin se vota u eshte vjedhur dhe duhet te hapen kutite, te 65 deputetet socialiste, nuk kane shkelur as edhe nje dite ne Parlament, ndonese seanca e pare e ketij sesioni u cel ne 7 shtator. Socialistet nuk jane betuar ende, ndonese mandati i tyre i deputetit u certifikua nga Keshilli per Mandatet dhe Imunitetin ne Kuvend. Per rrjedhoje, ata as nuk paguhen si deputete. Bojkoti eshte shtrire dhe ne mbledhjet e komisioneve parlamentare, te cilat zhvillojne mbledhje vetem me deputetet e maxhorances. Ne baze te Kushtetutes se vendit, deputeti e humb mandatin e tij ne rast se nuk shkel ne Kuvend, pa arsye per gjashte muaj rresht. Aktualisht, socialistet po mbushin dy muaj pa marre pjese ne aktivitetet parlamentare, dhe pavaresisht thirrjeve te vazhdueshme te krereve te maxhorances per tju rikthyer aktivitetit parlamentar, ata nuk pranojne te hyjne ne Kuvend.
Llalla: Ku duhet te ndryshoje ligji
Kryetari i Inspektoriatit te Larte te Pasurive, Adriatik Llalla, ne nje interviste per Gazeten "Koha Jone", ngriti nevojen e ndryshimit te ligjit per kontrollin sa me te mire te zyrtareve. Sipas tij, per parandalimin me te mire te rasteve korruptive, eshte e nevojshme qe te forcohen sanksionet ligjore, per kundervajtjet administrative, per rastet e refuzimit per deklarim te pasurive dhe konfliktit te interesave, per fshehjen dhe deklarimin e rreme, per moszgjidhjen ne kohe dhe ne menyren e duhur ligjore te rasteve te konfliktit te interesave nga zyrtaret qe ushtrojne funksione publike. Gjithashtu, sipas tij amendimet e dy ligjeve te ILDKP-se, duhet te shoqerohen edhe me ndryshimet konkrete ne Kodin Penal. "Konstatohet ne praktike se ka shume raste qe, ne deklarimet periodike, subjektet pasqyrojne te ardhura ne rruge joformale nepermjet personave te lidhur si: huamarrje ne rruge informale apo dhurata ne vlera te konsiderueshme, etj. Nje problem ne praktike eshte edhe mungesa e hapesires ligjore per veprimin e Inspektoratit te Larte ne rastet kur nje person i lidhur me zyrtarin nuk pranon te deklaroje apo t'u pergjigjet kerkesave te ndryshme te institucionit", u shpreh Llalla. Sipas tij, mos shoqerimi me nje mase shtrenguese dhe nje sanksioni ne rast mosplotesimi te detyrimit per deklarim nga ana e personave te lidhur, ne Kodin Penal, u krijon mundesine subjekteve per t'i perdorur ata si burim, ndersa ketyre te fundit mundesine per mosplotesim te detyrimit ligjor per deklarim.