Grupi i statutit, si do te ndryshojne strukturat ne PS

Grupi i punes per projektimin e ndryshimeve ne statutin e partise dhe librin e rregulloreve i cili drejtohet nga kryetari i Asamblese Kombetare, Gramoz Ruci, pritet qe t'i propozoje strukturave te Partise Socialiste ndryshime mbi perberjen e partise. Kjo gje behet e ditur per "Koha Jone" nga burime brenda ketij grupi. Ajo qe do te ndryshohet ka te beje me shtimin e dy posteve te reja ne strukturat e selise roze, vendi i nenkryetarit dhe i sekretarit te Pergjithshem. Kongresit te radhes qe do te mbahet ne muajin prill, jane dy propozime qe do t'i paraqiten socialisteve. Nje opsion ka te beje me shtimin ne struktura te sekretarit te Pergjithshem dhe dy nenkryetare. Nga keto dy nenkryetare, nje nenkryetare pritet te jete kryetar i grupit parlamentar dhe kryetari tjeter nenkryetar i Kuvendit. Opsioni tjeter ka te beje me vendosjen ne strukturat e partise te nje nenkryetari dhe nje sekretari te Pergjithshem. Deri ne vitin 1996, selia roze kishte ne perberjen e saj kater nenkryetare. Gjate asaj kohe kryetari i partise ishte Fatos Nano dhe nenkryetar ishin, Servet Pellumbi, Ilir Meta, Luan Hajdaraga dhe Namik Dokle. Pas vitit 1996, pati ndryshime te tjera ne Partine Socialiste, ku eshte vene ne funksion sekretari i Pergjithshem dhe sekretariati, pas heqjes se pozicionit te nenkryetareve. Kjo levizje do te bente qe ne Partine Socialiste strukturat te kishin ne perberje sekretariatet. Ne periudha te ndryshme te jetes politike te selise roze, ka pasur tre sekretare te Pergjithshem, Gramoz Ruci, Rexhep Mejdani dhe me pas Pandeli Majko. Ne ate kohe sekretari i Pergjithshem zgjidhej nga Komiteti i Pergjithshem Drejtues i Partise Socialiste. Kjo menyre zgjedhjeje kishte te bente me uljen e fuqise se kryetarit, qe te mos ishte i fuqishem dhe ne kete menyre sekretari i Pergjithshem zgjidhej direkt nga Kongresi. Ne vitin 1999, sekretari i Pergjithshem eshte zgjedhur direkte nga Kongresi, nga ku u zgjodh Gramoz Ruci, i cili mori detyren nga Pandeli Majko. Ne kohen kur erdhi Edi Rama ne krye te selise roze, fillimisht u zgjodh Majko sekretar i Pergjithshem dhe u hoq pastaj me Kongresin e radhes. Ky Kongres solli dhe ndryshimet e radhes, ku u hoq pozicioni i sekretarit te Pergjithshem dhe u vendos sekretariati. Ne fuqi te sekretarit te Pergjithshem, tashme ne Partine Socialiste eshte perafersisht pozicioni i kryetarit te Asamblese Kombetare. Keshtu qe, riorganizimi i ri i strukturave te Partise Socialiste, nuk eshte nje proces i panjohur per socialistet, pasi edhe me pare funksioni i sekretarit te Pergjithshem dhe nenkryetarit ka funksionuar.
Anetaret e grupit te punes per statutin
Arben Ahmetaj
Agustin Marku
Bashkim Fino
Blendi Klosi
Damjan Gjiknuri
Erjon Brace
Elvira Shapllo
Et'hem Ruka
Fatmir Xhafaj
Genc Gjoncaj
Ilir Gjoni
Maqo Lakrori
Musa Ulqini
Namik Dokle
Ndue Doda
Rajmonda Gjoni
Sajmir Tahiri
Taulant Balla
Anetaret e grupit te punes per statutin
Arben Ahmetaj
Agustin Marku
Bashkim Fino
Blendi Klosi
Damjan Gjiknuri
Erjon Brace
Elvira Shapllo
Et'hem Ruka
Fatmir Xhafaj
Genc Gjoncaj
Ilir Gjoni
Maqo Lakrori
Musa Ulqini
Namik Dokle
Ndue Doda
Rajmonda Gjoni
Sajmir Tahiri
Taulant Balla