Pasuria, prokuroria hetim zyrtareve
Zyrtare te larte te shtetit kane dosje te hapura ne Prokurori te Pergjithshme per fshehje te pasurise. Kryeprokurorja Ina Rama pranoi dje, per here te pare, nga marrja e detyres se ne zyren e saj ndodhen dosje te zyrtareve te larte te shtetit, te cilat do te gjykohen pas perfundimit te hetimit. ”Kam emra dhe dosje te zyrtareve te larte te shtetit qe jane per fshehje te pasurise. Gjykimi i tyre do te behet sapo te perfundoje hetimit”, tha Rama, gjate nenshkrimit te marreveshjes se bashkepunimit me Inspektoratin e Larte te Pasurive per bashkepunim ne luften kunder korrupsionit. Pa dhene emra konkrete per shkak te hetimit, Kryeprokurorja vetem sa pohoi ekzistencen e dosjeve te zyrtareve ne zyren e saj. Ne fakt, nje fenomen i tille eshte permendur dhe ne raportin vjetor te ILDKP-se qe drejtohet nga Fatmira Laskaj. Ne te theksohet se vetem per vitin 2007 jane depozituar ne Prokurorine e Pergjithshme 12 kallezime penale per zyrtaret qe kane fshehur pasurine. Nderkohe qe qindra te tjere jane ne proces e hetimi e rreth 200 zyrtare jane evidentuar se kane konflikt interesi me punen qe kryejne. Per eliminimin e ketyre fenomeneve dhe zbulimin e pasurive te tundshme dhe te patundshme te zyrtareve, ILDKP nenshkroi dje kater marreveshje me institucione te ndryshme te shtetit. Marreveshja e bashkepunimit per luften kunder korrupsionit u nenshkrua dje nga Inspektorati me Prokurorine e Pergjithshme, Agjencine e Prokurimeve Publike, Drejtorine e Pergjithshme te Policise dhe INSTAT-in. Ne baze te marreveshjeve, institucionet angazhohen per krijimin e kontakteve me te ngushta dhe shkembim informacioni me te shpejte per evidentimin dhe venien para pergjegjesise penale te zyrtareve qe perfshihen ne afera korruptive. Po ashtu, institucionet angazhohen ne marrjen e masave per plotesimin e rregullt te kallezimeve penale, kryerjen e hetimeve paraprake, ushtrimin e ndjekjes penale, ngritjen dhe perfaqesimin e akuzes ne afate sa me te shpejta, ne zbatim te ligjit penal dhe procedural penal.
Marreveshja
Institucionet angazhohen per krijimin e kontakteve me te ngushta dhe shkembim informacioni te shpejte per venien para pergjegjesise penale te zyrtareve qe perfshihen ne afera korruptive.
Institucionet angazhohen ne marrjen e masave per plotesimin e rregullt te kallezimeve penale, kryerjen e hetimeve, ushtrimin e ndjekjes penale ne afate sa me te shpejta.
Ngritjen dhe perfaqesimin e akuzes ne afate sa me te shpejta, ne zbatim te ligjit penal dhe procedural penal.
Institucionet do te koordinojne hetimet ndermjet agjencive te specializuara per te rritur efikasitetin e strukturave te specializuara per te zbuluar format e ndryshme te krimit ekonomik.
Ina Rama: Gati dergimi ne gjykate
Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, pranon se ka zyrtare me dosje, te denoncuar per fshehje te pasurise. Per here te pare, dje, Rama pohoi gjate nenshkrimit te marreveshjes me ILDKP-ne se ka dosje te hapura dhe do te shqyrtohen. Kryeprokurorja nuk beri publik emra, por permendi se ata jane zyrtare te larte te shtetit. “Kam emra e dosje te zyrtareve te larte te perfshire ne korrupsion. Per arsye te hetimit nuk i bej publik emrat e tyre”, tha Rama. Sipas Kryeprokurores, gjykimi do te nise sapo te perfundoje hetimi mbi keta zyrtare, qe jane nen akuzen per fshehje te pasurise. Rama theksoi se dosjet jane ne prokurori dhe do te shqyrtohen sipas rastit e kohes. Reagimi i djeshem i Kryeprokurores se disponon dosje te zyrtareve ne zyre, eshte i pari qe nga zgjedhja e saj ne kete post, duke paralajmeruar se tashme organi i akuzes do te veproje shpejt ndaj te gjithe atyre qe kane fshehur pasurine.
Laskaj: Bashke kunder korrupsionit
Institucionet shteterore angazhohen me shume ne zbulimin e pasurive te fshehta te zyrtareve te larte te shtetit. Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive nenshkroi kater marreveshje me institucione qe kane mundesi te ndihmojne ne hetimin e pasurise. ”Firmosja e marreveshjeve eshte deshmi e angazhimit qe kane institucionet per forcimin e shtetit ligjor ne Shqiperise”, u shpreh kryeinspektorja Fatmira Laskaj. Sipas saj, koordinimi i hetimeve ndermjet agjencive te specializuara do te rrisin ne menyre te ndjeshme efikasitetin e strukturave te specializuara per te zbuluar format e ndryshme te krimit ekonomik. ”Vullneti i mire dhe angazhimi me seriozitet maksimal do te ndikojne ne permiresimin e imazhit te Shqiperise ne arenen nderkombetare”, vijoi Laskaj. Per te cilin nje bashkepunim i tille eshte shume i frytshem.