Vdes punetori, ndalohet tekniku
Shkeputja e vincit ne nje kantier ndertimi, afer fshatit Domje, ne autostraden Tirane-Durres, eshte kthyer ne nje tragjedi me bilanc nje punetor i vdekur dhe nje tjeter i plagosur rende. Ngjarja ka ardhur vetem 24 ore pas aksidentit ne Fabriken e Cimentos Fushe-Kruje, ku u plagosen gjashte punetore te kombesive te ndryshme. Nje punetor 45 vjec, ka humbur jeten dje, pasi ka rene nga nje lartesi e konsiderueshme prej rreth 12 metrash, nderkohe qe nje tjeter person eshte aksidentuar rende dhe rrezikon te ngele i paralizuar per tere jeten, per shkak se eshte goditur nga materialet e rena prej vincit. Policia shoqeroi administratorin e firmes dhe ndaloi teknikun e saj, Mahir Zyli, 40 vjec. Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 09:35 te dites se djeshme, kur Lin Voci ka qene duke punuar se bashku me Isa Lamaj, 41 vjec, ne objektin ne ndertim te firmes “Albion” sh.p.k, ku ngrinin disa panele per te mbuluar nje kapanon, qe me pas do te perdorej per magazine. Nga aksidenti i rende ka humbur jeten 45-vjecari Voci, nderkohe qe ne gjendje te rende ne Spitalin Ushtarak, eshte punetori tjeter dhe mbahet ne kujdesin e mjekeve. Bluzat e bardha deklaruan se demtimet jane te renda dhe Lamaj mund te mbese i paralizuar. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur uniformat blu si dhe specialiste te sigurise ne pune, te cilet pas inspektimeve kane deklaruar se kane munguar kushtet e sigurise.
Ngjarja dhe ndalimi
Policia tha dje se kushtet e sigurise teknike ne pune i kane marre jeten nje tjeter personi dhe vetem fati ka ndihmuar nje tjeter nga vdekja. Lin Voci, 45 vjec, ka gjetur vdekjen e menjehershme teksa ka rene nga vinci ku punonte, ndersa Isa Lamaj, 41 vjec, ndodhet ne gjendje te rende ne Spitalin Ushtarak. Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 09:35 te mengjesit te djeshem, ne autostraden Tirane-Durres, kur ende pa u shuar mire jehona e fabrikes se cimentos, ku u plagosen rende gjashte punetore, nje tjeter aksident ka ndodhur pas shembjes se materialeve te ndertimit. Pas ngjarjes, policia ka shoqeruar ne komisariat administratorin e te firmes ndertuese “Albion” sh.p.k qe po kryente rikonstruksionin e godines, Gezim Kalaverin si dhe inxhinierin zbatues. Oret e pasdites eshte ndaluar tekniku i firmes, Mahir Zyli. Drejtuesit e punimeve dhe firmes jane marre ne pyetje per te zbardhur shkaqet e verteta te ngjarjes, nderkohe qe nga hetimet paraprake ka rezultuar se aksidenti tragjik ne pune ka ardhur si pasoje e moszbatimit te kushteve te sigurise teknike ne pune.
Hetimet
Ngjarja eshte konfirmuar dhe nga te dhena zyrtare te policise se kryeqytetit, sipas se ciles nje telefonate e marre ne numrin 129 nga salla e Drejtimit dhe Koordinimit ne Policine se Tiranes, ka njoftuar se ne autostraden Tirane-Durres, ne nje objekt ne ndertim jane aksidentuar, teksa kane qene duke punuar, Lin Voci, 45 vjec dhe 41-vjecari Isa Lama. Sipas te dhenave, keta te fundit jane punonjes te firmes ndertuese “Albion” sh.p.k, dhe qe ne oret e para kishin filluar punimet per rikonstruksionin e nje godine pergjate autostrades. Sipas kolegeve, puna po ecte normalisht, por kjo deri ne momentin qe vinci do pesonte defekt dhe do te rrezohej bashke me materialet. Dy punetoret e firmes “Albion” sh.p.k, kane humbur ekuilibrin dhe jane rrezuar pertoke mes hekurave. Menjehere pas kesaj, koleget e tjere jane munduar t’u japin ndihmen e shpejte si dhe eshte lajmeruar policia. Fatkeqesisht, 45-vjecari ka gjetur vdekjen e menjehershme, ndersa kolegu i tij eshte transportuar me urgjence per ne spital. Nderkohe ne vendin e ngjarjes jane kryer veprimet procedurale dhe vazhdon puna per dokumentimin e plote te ngjarjes.
Isa Lamaj
“Po punonim ne objekt, kur u rrezuam”
Isa Lamaj, 41 vjec, eshte derguar me urgjence nje Spitalin Ushtarak, ku dhe ndodhet nen kujdesin e mjekeve. Ne dhomen e spitalit, ku ndodhet i shtruar 41-vjecari me origjine nga Kukesi, por me banim ne Tirane, jane te pranishem familjaret e tij, te cilet kujdesen per te, pasi gjendja e tij duket qe eshte e rende. Nderkohe qe i plagosuri nuk mundej te fliste, pasi gjendja e tij e rende dhe dhimbjet qe ndiente nuk ia lejonin kete gje. Gjate dergimit per ne urgjence, Lamaj eshte shprehur se “kemi qene duke punuar ne objekt kur u shkeput vinci dhe u rrezuam”. Ndersa duke ndjere dhimbje, pasi ka pasur demtime te shtylles kurrizore, 41-vjecari ka kerkuar te dije per kolegun tjeter, Lin Voci. Por sipas te afermeve te tij, ai kerkonte te dinte per fatin e shokeve, me te cilet ishte duke punuar ne ndertese kur u aksidentuan.
Mjeket: Pacienti rrezik per paralize
Mjeket kane bere te ditur se Isa Lamaj, ka pesuar disa fraktura ne kembe, e cila i ishte vene ne allci, nderkohe qe demtimet me te medha i ka pesuar ne shtyllen kurrizore, ku ai ka pesuar demtime te renda ne tre vertebrat e fundit. Pikerisht per kete gje, dhe mjeket kane vendosur qe ta fusin ne operacion, por nuk ishin te sigurt per rezultatin e kesaj nderhyrjeje. Sipas tyre, Lamaj mund te ngelet i paralizuar pergjate gjithe jetes.
Dile Voci, vuajtje dhe semundje
Dile Voci, bashkeshortja e viktimes Lin Voci, i cili humbi jeten diten e djeshme, mesohet se ka kryer 5 here nderhyrje kirurgjikale, per shkak te semundjeve. Vete Dilja ka bere te ditur se eshte operuar tre here nga temthi, nderkohe qe nje here ka bere nderhyrje kirurgjikale per veshkat.