E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ryshfeti per patenta, 5 ne pranga

Dy anetare te komisionit te patentave, nje pronar autoshkolle ne kryeqytet, njekohesisht oficer policie ne Drejtorine e Policise Tirane dhe dy instruktore, jane vene ne pranga pas disa muaj hetimesh per korrupsion aktiv e pasiv dhe falsifikim dokumentacionesh. Ka qene operacioni i koduar “Gersheret e Ligjit”, qe ka vene ne pranga dy zyrtaret mbremjen e djeshme, si te dyshuar per abuzime gjate provimeve te patentes. Te ndaluarit jane Emiljano Kahu, 31 vjec, nga Shijaku dhe Sokol Breca, 43 vjec, nga Tirana. Ne pranga jane vene dhe pronari i autoshkolles “Univers Vip”, Kadri Dajci, 52 vjec, si dhe dy instruktoret Jonuz Meshi, 58 vjec dhe Qazim Hoxha, 57 vjec. Akuzat e ngritura nga policia dhe prokuroria jane “korrupsion pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike”, “korrupsionit pasiv dhe aktiv ne sektorin privat”, si dhe te ”falsifikimit te dokumenteve zyrtare ne bashkepunim”. Operacioni eshte zhvilluar mbremjen e djeshme dhe ka perfunduar ne oren 19:00, me venien ne pranga te pese personave te perfshire ne afera korruptive. Dyshohet se per cdo kursant paguheshin 65 mije leke te reja dhe tezat plotesoheshin nga anetaret e komisionit para provimit. Gjate kontrollit jane gjetur 7 milione leke, 300 euro dhe 300 dollare, si dhe nje numer materialesh.
Operacioni
Kane qene Specialistet e seksionit te Luftes Kunder Krimit Financiar ne bashkepunim me Njesine Operacionale te Policise se Tiranes, qe kane organizuar operacionin “Gersheret e Ligjit”. Hetimet ne lidhje me pese personat e arrestuar kishin nisur qe ne vitin 2007, pas disa denoncimeve, qe ishin bere ne policine e kryeqytetit. Agjentet kishin mbajtur nen vezhgim te dyshuarit, dy prej te cileve funksionare te Komisionit te Patentave dhe tre te tjere, njeri pronar autoshkolle dhe dy instruktore. Operacioni ka nisur dje, pasdite, pasi Gjykata e Shkalles se Pare ne Tirane, e cila pas provave te derguara, ka vendosur qe ndaj te dyshuarve te leshonte flete-arrestet dhe venien ne pranga ne flagrance te 5 personave. Ne pranga jane vene Emiljano Kahu, anetar i komisionit te marrjes ne prova per leje drejtimi prane Drejtorise se Sherbimit te Transportit Rrugor Tirane, Sokol Breca, 43 vjec, anetar i komisionit te marrjes ne prova per leje drejtimi, Jonuz Meshi, 58 vjec, Qazim Hoxha, 57 vjec, me detyre instruktore teorie dhe praktike prane autoshkolles “Univers vip”. Gjithashtu dhe Kadri Dajci, 52 vjec, oficer policie ne sektorin e Rendit dhe Sigurise Publike dhe bashkepronar ne autoshkollen “Univers vip”.
Hetimet
Burimet zyrtare nga policia e Tiranes bene te ditur se hetimet per kete grup kane nisur ne vitin 2007 dhe kane vazhduar disa muaj me radhe. “Pas nje hetimi disamujor nen drejtimin e Task Forces se Krimit Financiar dhe Korrupsionit, duke perdorur metodat speciale te hetimit, u mundesua dokumentimi i veprimtarise kriminale, qe keta persona kryenin ne bashkepunim me njeri-tjetrin”, thane mbremjen e djeshme zyrtare nga policia. Sipas grupit hetimor, te arrestuarit dyshohen se, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, fletet per marrjen e deshmise se drejtimit te makines, ia plotesonin vete, perpara zhvillimit te testimit kundrejt shumes se parave prej 65 mije lekesh te reja per cdo kursant. Gjate kontrollit te ushtruar, ne banesa personave te sipercituar policia u ka gjetur 7 milione leke, 300 euro, 300 dollare, si dhe nje sere dokumentesh te falsifikuara, qe sherbenin per plotesimin e dokumentacionit te kursanteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›