E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet, kur dhe si duhet aplikuar

Aplikimi per pensionin duhet te nise pese muaj perpara se i interesuari te plotesoje moshen e daljes ne pension. ISSH ka rikujtuar se, te gjithe personat qe u afrohet koha per te perfituar nje pension pleqerie, sipas ligjit te sigurimeve shoqerore, mund te paraqesin kerkese me shkrim, qe 5 muaj para plotesimit te kushteve per pension, prane Agjencise Lokale te Sigurimeve Shoqerore te vendbanimit te tyre. Nje aplikim i tille do t’u jepte kohe te gjithe te interesuarve qe te perfitonin pensionin qe ne muajin e pare te plotesimit te moshes. “Per shkak te migrimit, te ndryshimit te vendeve te punes, te vendeve te banimit, kerkohet kohe per te verifikuar dokumentacionin. Ndaj nje aplikim i tille do t’i jepte kohe punonjesve qe te mblidhnin te gjithe dokumentacionin e nevojshem”, shprehet drejtori i Drejtorise se Perfitimeve ne ISSH, Sabah Goci.
Kategorite
Ne kategorine e pare ne pergjithesi perfshihen punet ne nentoke, ne ish-industrite ushtarake, ne ish-industrite kimike, aviatoret dhe shkriresit ne metalurgji dhe fonderi.
Ne kategorine e dyte, masivisht perfshihen mesuesit dhe pedagoget, ushtaraket me grada, si dhe punet drejtuese she shfrytezuese ne minierat ne siperfaqe, punonjesit e mekanizmave te renda (ekskavatoriste, buldozeriste, vinciere). Ndersa ne kategorine e trete futen pergjithesisht nepunesit dhe punonjesit e sherbimit. Sipas Gocit, per punet e kategorise se pare dhe te dyte, nga vjetersia e punes gjithsej qe kerkohet, 3/4 e saja duhet te jete e kryer ne pune te kategorise se pare dhe te dyte, me perjashtim te personave qe kane punuar ne miniera ne nentoke ose ne punime te tjera te nentokes, te cileve u kerkohet qe 1/2 e periudhes se punes te jete ne keto punime. “Kjo vjetersi duhet verifikuar nga aplikuesit, pasi shume prej minierave apo industrive kimike dhe ushtarake jane mbyllur dhe nje pjese te ish punonjesve te ketyre ndermarrjeve u eshte dashur te punojne ne pune te tjera, te cilat mund te mos perputhen me te njejten kategori si puna e meparshme”, shprehet Goci.
Numri i Sigurimit
Tashme ka filluar gjeresisht pajisja me numer sigurimi shoqeror per te gjithe punonjesit. Ky numer percakton identitetin e personit te siguruar dhe punedhenesi e perdor numrin e sigurimit shoqeror, ne marredhenie me Institutin e Sigurimeve Shoqerore per te identifikuar kontributet e derdhura per te punesuarit. Me ndryshimet qe i jane bere ligjit, punedhenesit dhe te vetepunesuarit, duhet te kerkojne pajisjen me numra sigurimi shoqeror per punonjesit e pa pajisur ende. Kjo pasi organet tatimore dhe ata sigurimeve shoqerore nuk do te pranojne liste-pagesa, me mungesa te numrave te sigurimit.
Pakenaqesite, ku mund te ankohesh per pensionin

Ne rast se nje qytetar nuk eshte dakord me ndonje element te caktimit te pensionit, sic eshte shuma e pergjithshme e vjetersise ne pune, masa e pensionit etj., ai mund te ankohet per vendimin e zyres se pensioneve ne Komisionin e Apelit te ngritur prane Drejtorive Rajonale te Sigurimeve Shoqerore. Sipas, drejtorit te Drejtorise se Perfitimeve ne ISSH, Sabah Goci, masa e pensionit percaktohet nga dokumentacioni qe ndodhet ne dosje. Nese aplikuesi mendon se eshte bere ndonje gabim, ai duhet t’i drejtoheni zyrtarisht ISSH, ku te parashtrohet ankesa, dhe te jape te dhena konkrete, si emri, mbiemri, numri i librezes se pensionit dhe rrethin ku eshte caktuar pensioni. Pas kontrollit te dosjes se pensionit, aplikuesi do te marre nje pergjigje te hollesishme si eshte vepruar per caktimin e mases se pensionit. “Nese merr pergjigje negative nga ky Komision, ai ka te drejte te ankohet prane Komisionit Qendror te Apelit qe eshte ngritur prane Institutit te Sigurimeve Shoqerore”, shprehet Goci, duke sqaruar se, ankesat e zgjidhura ne menyre te pafavorshme behen ne gjykate, nga e cila ceshtja zgjidhet perfundimisht.
Sigurimet e detyruara, kush perfshihet
Skema e sigurimit shoqeror te detyrueshem perfshin brenda vetes nje sere kategorish punonjesish. Se pari, perfshihen te gjithe te punesuarit me mandat kushtetues, te punesuarit e emeruar, te punesuarit me kontrate pune, pa ose me afat me me shume se 1 muaj e qe punojne me kohe te plote ose te pjesshme pune, per me shume se 24 ore ne jave. Kjo kategori punonjesish sigurohet ne menyre te detyrueshme ne keto dege sigurimi, per semundje, barrelindje, pensione, aksidente ne pune e semundje profesionale, papunesi dhe sigurim shendetesor. Pjese e skemes se sigurimit te detyrueshem jane edhe te punesuarit me kontrate pune, me ose pa afat, por me kohe te pjesshme pune, qe zgjat me pak se 24 ore ne jave. Kategoria e siperpermendur kategori punonjesish sigurohet ne menyre te detyrueshme ne nivel minimal ne keto dege sigurimi, barrelindje, pensione, aksidente ne pune e semundje profesionale, si dhe sigurim shendetesor. Nderkohe pjese kesaj skeme jane edhe te punesuarit me kontrate pune, me afat me me pak se 1 jave gjate vitit, me kohe te plote ose te pjesshme pune.
Emigrantet, si mund te perfitojne
Te gjithe shtetasit shqiptare qe jetojne jashte vendit mund te autorizojne te afermit e tyre, per te lidhur marreveshje me strukturat e Institutit te Sigurimeve Shoqerore ne nenqarkun ku kane banuar nepermjet sigurimit te detyrueshem. Aktualisht, ISSH ka nje kontrate me Banken Amerikane te Shqiperise qe ka filiale ne Greqi, e cila ka marre persiper sigurimin vullnetar te shtetasve shqiptare, duke u krijuar atyre te gjitha lehtesite e ketij sigurimi. Kjo banke ka marre persiper t’u jape informacion te interesuarve per sigurimin vullnetar, te lidhe marreveshje ne emer te Institutit te Sigurimeve Shoqerore, duke vepruar ne perputhje me aktet ligjore dhe nenligjore qe veprojne ne kete fushe. Per personin e interesuar per sigurimin vullnetar, si dokument identifikimi ne mungese te certifikates personale te lindjes apo te pasaportes, mund te pranohet dhe dokumenti i leshuar nga autoritetet shteterore greke, i konfirmuar nga konsullata shqiptare ne Athine. Banka Amerikane e Shqiperise ne Greqi, ploteson ne prezence te klientit dhe ne konsultim me te, marreveshjen e sigurimit vullnetar me te gjitha rubrikat e kerkuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›