Brace-Olldashi, sherr per tenderet
Kercenime dhe fyerje te renda dje ne Kuvend nga nje debat i lindur per tenderin e rruges Levan-Tepelene dhe by-pasin e Fierit. Protagonistet e sherrit qe per pak degjeneroi ne grushte ishin deputeti socialist, Erion Brace dhe ministri i Transporteve, Sokol Olldashi. Gerricja lindi pas akuzave te nenkryetarit te Grupit socialist, Brace, se qeveria po u beson kompanive te dyshimta e qe ndodhen ne listen e zeze per abuzime, miliona euro. Mes te cileve dhe ne tenderin per rrugen Levan-Tepelene e by-pasin e Fierit dhe mbikalimin e Kamzes. “Procedurat per prokurimet jane bere si duhet dhe kane qene transparente. Ndryshe nga procedurat qe perpiqen te sillen ketu nga njerez qe harbojne ne oborret e vrasesve, qe merren me ndertime”, u kunderpergjigj ministri Olldashi akuzave te Braces. Kaq mjaftoi te coje opoziten ne kembe, e nenkryetari grupit te kerkoje me ngulm replike, por nuk mundi ta marre, pasi Kryetarja nderpreu seancen. “Te coj ne gjyq une ty. Mbaje mend, ke akuzon ti”, replikoi Brace jashte kamerave me ministrin. Fjalet e socialistit detyruan Olldashin te ngrihet nga podiumi i ministrave qe per pak do e kapte per fyti Bracen, nese ne mes nuk do te nderhynin badigardet e deputetet e te dy forcave politike. “Ore ta kepus koken une ty, maskara. Kaq po te them, ta kepus zverkun”, u revoltua Olldashi. Nga ana tjeter e salles nenkryetari i Grupit socialist, Brace, bertiste se do e conte ne gjyq ministrin per fjalet qe tha. “Te pres ne gjyq une ty. Aty shihemi”, fliste Brace nga ana tjeter. Ne mes te sherrxhinjve ishin deputetet e majte e te djathte si dhe badigardet, qe pengonin perplasjen fizike mes tyre. Nje pjese e punonjesve te sigurise, u siguruan qe te nxjerrin jashte kamerat e gazetaret per te mos lene filmimin e metejshem te shamates dhe fyerjeve publike mes dy zyrtareve. Situata ne seance u qetesua vetem pas pushimit prej 20 minutash te dhene nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ndonese ne salle, si Brace ashtu dhe Olldashi, nuk e zgjaten me zenken e ashper. Por nenkryetari i Grupit socialist premtoi se nuk do e leje me kaq, por do te ankohet ne gjykate per fyerjet, si dhe akuzat qe iu bene nga ministri i Transporteve. Nuk eshte hera e pare qe seanca plenare tronditet nga debate te tilla, qe per pak degradojne edhe ne perplasje fizike mes deputeteve ne salle. Por kete here, eshte e veshtire te ndeshkohet fajtori. Sherri e perplasja mes Olldashit dhe Braces u zhvillua ne momentin e pushimit te dhene nga Kryetarja Topalli, e cila nuk ishte ne salle gjate konfliktit. Topalli u rikthye vetem kur ne salle ishin ulur gjakrat e seanca rinisi pa debate, sikur nuk kishte ndodhur asnje incident. Pas incidentit, Brace u shpreh se nuk ka akuzuar askend ne Kuvend per perfshirje ne pazare. “Nuk kam formuluar per ministrat asnje lloj akuze, asnje fyerje dhe asgje te ketij lloji qe une te isha shkak i asaj qe ndodhi. Por kam servirur informacione, qe lidhen me punen e dy ministrave e qe u sherbejne procedurave qe jane duke u kryer apo qe jane ne fazen perfundimtare”, tha Brace.
Ligji
Deputeti ne baze te ligjit, nuk mban pergjegjesi per ato qe thote, por ministri po, pasi aktualisht nuk eshte deputet. E bazuar ne kete pike te Kushtetutes, duket se ministri i Transporteve e Telekomunikacioneve, Sokol Olldashi, eshte disi ne disavantazh ne perplasjen e zhvilluar ne seancen e djeshme plenare. Kjo pasi ai nuk eshte i zgjedhur nga populli e nuk zoteron mandatin e deputetit. “Deputeti nuk mban pergjegjesi per mendimet e shprehura ne Kuvend dhe per votat e dhena prej tij. Kjo dispozite nuk zbatohet ne rastin e shpifjes”, thuhet ne Kushtetute. Sanksion ky qe nuk permendet ne rastin e ministrave.
Batutat Olldashi-Brace, dje ne Kuvend
Erion Brace – Tendere te rendesishem u jane besuar kompanive qe jane ne listen e zeze. Miliona euro po u besohen nga qeveria ketyre kompanive, cka te le te dyshosh se qeveria eshte perfshire ne keto afera.
Sokol Olldashi – Procedurat per prokurimet jane bere si duhet dhe kane qene transparente. Ndryshe nga procedurat qe perpiqen te sillen ketu nga njerez qe harbojne ne oborret e vrasesve qe merren me ndertime.
Erion Brace – Kerkoj replike, mos m’u drejto ne kete menyre. Te pres ne gjyq ty.
Sokol Olldashi – Maskara, mos me fol ashtu se ta perdredh zverkun. Ta kepus koken po te them.
Erion Brace – Te pres ne gjyq te pres. Atje shihemi.