E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pasurite e perbashketa do t'i kthejme ne mireqenie"

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ishte dje ne Fushe Arrez per te prezantuar Programin e ri te Partise Socialiste, ku premtoi se pasurite e perbashketa mund t'i kthejne ne mireqenie per te gjithe. "Ne do te marrim te gjitha masat e do bejme gjithcka me mish e me shpirt qe ta ndalim kete shkaterrim e qe pasurite tona te perbashketa t'i vejme ne dispozicion te shoqerise sone, duke ndryshuar rrenjesisht dhe marredheniet me zonat rurale", cilesoi nje nga pikat e programit, kryesocialisti Rama. Gjate vizites se tij, ai ka folur me banoret e ketij qyteti per masakren qe i eshte bere ne vite pasurise se perbashket, pyjeve, te cilat jane prere e masakruar duke prishur ekosistemin dhe mbi te gjitha te ardhmen e vendit. Lideri socialist u ndal dhe tek nje fenomen tjeter sic eshte largimi masiv i te rinjve dhe te rejave nga Fushe Arrezi pasi nuk gjejne asnje motiv per te jetuar me pune te ndershme ne vendin e tyre. "Ky fenomen duhet te ndalet dhe Partia Socialiste me programin e saj te ri do beje cmos qe te gjithe te jetojne me pune te ndershme ne token e te pareve", premtoi Rama. Sipas tij, nuk ka arsye qe ne te shikojme me zili nga fqinjet tane. "Nuk ka arsye qe ne te shikojme nga qielli e mos marrim pergjigje, nderkohe qe kemi nje vend qe eshte dhurate bujare e Zotit, te cilin ne do e kthejme ne vendin e mireqenies se perbashket", perfundoi fjalen e tij kreu i PS.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›