Rama: Fshati, nafte pa akcize
Denis Dedej
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ne vijim te turit per prezantimin e programit te ri qeverises, premtoi diten e djeshme nga Selenica e Kolonjes, heqjen e akcizes per fshatin dhe 3 vjet pa tatim fitimi per cdo biznes te ri agrar. "Cdo biznes i ri agrar do te jete i perjashtuar nga tatim fitimi per 3 vjetet e pare, kjo per te bere te mundur lindjen e sa me shume bizneseve te reja ne fshat, gjate qeverisjes se socialisteve pas 28 qershorit", premtoi Rama. Ne kuader te paraqitjes se programit socialist, kryesocialisti theksoi se me ardhjen ne pushtet do te mund te ndryshojne raportet e qeverisjes me fshatin. "Duam te ndryshojme raportet e qeverisjes me fshatin, duke e pare ate si nje burim mireqenieje per vendin", theksoi Rama nga jugu i vendit. Me kete koncept, sipas tij, nje nga pikat kryesore te Programit te ri te Partise Socialiste do te jete bujqesia dhe zhvillimi rural. Ai shpjegoi domosdoshmerine e ngritjes se nje dikasteri te vecante per fshatin. "Ne do ta zgjerojme horizontin e vemendjes ndaj fshatit. Do ta trajtojme fshatin ne menyre te posacme, duke ngritur nje ministri e cila do te jete, ministria e fshatit", sqaroi Rama nje nga pikat qe parasheh programi i tij per ndryshimet ne administrate si dhe kapitullin per bujqesine. Pra, nje nga ndryshimet qe parashihet ne programin qeverises socialist do te jene ndryshimet e shumeperfolura ne administrate, ku ministria e re do te quhet "Ministria e Zhvillimit Rural". Qe, sipas Rames do trajtoje ceshtjen e mireqenies se fshatit, si nje hallke e pazevendesueshme ne zinxhirin e krijimit te mireqenies se shoqerise sone. "Do te integrojme te gjithe ato pjeseza qe kane te bejne me jeten e fshatit qe sot jane te ndara ne disa ministri dhe qe jane teresisht te pakoordinuara me njera tjetren", shpjegoi kryetari i partise me te madhe ne opozite, arsyen pse eshte menduar krijimi i nje ministrie te re. Ai gjithashtu u ndal tek premtimet e Kryeministrit aktual, qe sipas tij jane te pa mbajtura, per naften pa akcize ne '05. "Ka qene nje premtim i ketij Kryeministri i cili ka vertete ka kurajon e nje genjeshtari te pasherueshem, qe vazhdon te shkoje ne fshat, vazhdon t'i premtoje fshatit, pasi ka shkelur premtimin baze te vitit 2005 lidhur me naften", theksoi lideri i selise roze. Mbi kete ceshtje, Rama premtoi se bazuar mbi degjimin shume te vemendshem te njerezve qe jetojne ne fshat dhe ne nje analize te eksperteve socialiste, nafta per prodhimin ne fshat do te jete pa akcize. "Kjo sigurisht, do ta ule ne menyre te menjehershme dhe te ndjeshme koston e prodhimit", perfundoi fjalen perpara mbeshtetesve socialist ne Selenice te Kolonjes, Edi Rama.