E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Patel pret përfaqësues të policisë shqiptare

Mediat britanike kanë raportuar se planet për identifikimin dhe deportimin e shtetasve shqiptarë që shkojnë me gomone në Mbretërinë e bashkuar kanë kaluar në një fazë më pranë zbatimit të tyre pasi Sekretarja Britanike e Bredshme Priti Patel u takua të hënën me përfaqësues të policisë shqiptarë, ku u fol për përdorimin e përbashkët të shërbimeve dhe infrastrukturës së mjekësisë ligjore dhe biometrikës për të mos lejuar që asnjë person me precedentë penalë në Shqipëri të ketë mundësi të hyjë në Britani.

Patel dhe Ministri Shqiptarë i Punëve të Brendshëm , Bledi Çuçi, kanë nënshkruar ndërkohë një marrëveshje për goditjen e grupeve kriminale që trafikojnë njerëz nga Shqipëria. Specialsitë të sundimit të ligjit, shërbimeve të inteligjecës dhe ekipe operacionale të dy vendeve do të bien dakord mbi detajet përfundimtare se si ekipet e vijës së frontit do të veprojnë për të adresuar fluskin e shqiptarëve që kalojnë Kanalin.

Shifrat e publikuara javën e shkuar treguan se 2165 shqiptarë kishin shkuar me gomone në Mbretërinë e Bashkuar nga Janari deri në qershor të 2022-it në krahasim me vetëm 23 të tillë që u gjurmuan në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.  Për Sekretaren Patel është e turpshme të shohësh kaq shumë shtetas shqiptarë që shkojnë në Britani me gomone ndërkohë që vendi i tyre Shqipëria konsiderohet i sigurt.

“Në vitin 2021, me qeverinë shqiptare nënshkruam marrëveshejne e parë për dëbimet, çka përfshin edhe bashkëpunimin tonë për goditjen e krimit të organizuarm, migracionit të paligjshëm dhe çështjeve të tjera të sundimit të ligjit që ekzistojnë mes dy vendeve. Kjo marrëveshje ka mundësuar që cdo javë të kthejmë shtetas shqiptarë. Këta shtetatas sillen këtu nga rrjetet e krimit të organizuar, por ata vijnë të aplikojnë për azil me shpresën se do të qëndrojnë këtu dhe të zhduken në nënbotën kriminale të bandave shqiptare. Kjo është ajo së cilës duhet t’i japim fund” – u shpreh Patel.

Zyra e brendshme ndërkohë ka bërë të ditur se qeveria Britanike dhe ajo Shqiptare po zbatojnë mënyra të reja të përbashkëta pune për të kontrolluara databasën e personave me precendentë penalë dhe për shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës në kohë reale dhe se ky project pilot ndërkohë ka filluar të zbatohet. Por këshilli i refugjatëve është shprehur se do të ishte gabim të paragjykosh rastet dhe se shumë shtetasve shqiptarë ndërkohë iu janë miratuar aplikimet për azil.

rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›