Patentat, guida do nis pas teorise
Qeveria ka marre dje vendimin per te ndare proven teknike dhe asaj teorike gjate procedures se marrjes se nje patente per drejtimin e nje mjeti motorik. Keshtu, nje qytetar, i cili kerkon te marri nje patente me hyrjen ne fuqi te kesaj nisme do te jete i detyruar te marre me pare aprovimin se ai ka njohuri te mjaftueshme te rregullave te qarkullimit per te pasur me pas te drejten te ushtroj pjesen praktike te kursit, qe do te ndjek. Sipas relacionit qe shoqeron kete vendim, theksohet se ky ndryshim erdhi per faktin se aktualisht pas regjistrimit ne autoshkolla, fillojne menjehere pergatitjen ne njohurite teorike dhe ushtrimin praktik te drejtimit te mjetit rrugor. Kjo do te thote qe personat e interesuar per t'u pajisur me leje-drejtimi per mjetet rrugore, dalin ne rruge per t'u pergatitur ne ushtrimin e drejtimit te mjetit, pa pasur njohurite teorike elementare te nevojshme dhe te domosdoshme, si p.sh., njohjen e sinjalistike vertikale, horizontale, elementet e sjelljes etj. Ne draft theksohet se pas kesaj me te drejte ligjvenesi ka bere ndarjen e pergatitjes dhe proves se njohurive teorike nga pergatitja e ushtrimit te drejtimit dhe prova e verifikimit te aftesive te drejtuesve. F.Mejdini