"Te nxitojme per ligjin e urbanistikes"
Kryeministri Berisha kerkoi diten e djeshme, gjate mbledhjes se qeverise, qe te nxitohej me pergatitjen e procedurave per ligjin e urbanistikes. Ne kete menyre, kreu i ekzekutivit kerkoi pergatitjen e menjehershme te kesaj nga ana e ministri se Transporteve, per te cliruar edhe situaten me lejet e ndertimit ne vend. Duke komentuar ne mbledhjen e djeshme te qeverise edhe raportin e Bankes Boterore, ne lidhje me klimen e biznesit ne vend, Kryeministri pranoi se nje nga elementet me problematike qe shfaq Shqiperia jane pikerisht edhe lejet e ndertimit.
"Rezultatet e studimit jane shume inkurajuese dhe na ftojne te procedojme me shpejtesi, vecanerisht per ligjin per urbanistiken. Ne kete drejtim, ne nuk shkelqejme. Nese ka nje gje qe nuk shkelqen ne Shqiperi, jane lejet e ndertimit", deklaroi gjate mbledhjes se djeshme Berisha, duke vene keshtu ne dukje edhe nevojen per miratimin e kesaj nisme. Kjo, sipas kreut te qeverise Berisha behet e domosdoshme edhe ne momentin kur duhet te shkurtohen edhe afatet ne lidhje me dhenin e nje leje ndertimi. Sipas Berishes, po keshtu duhet te vendoset edhe koncepti "heshtja, eshte miratim", duke theksuar se kete parim duhet ta vendosim ne cdo procedure, pasi ai i ve burokratit kufi, i jep nje goditje shume te rende korrupsionit dhe zhduk varesine. Duke vazhduar me problematiken qe sjell procedurat e zgjatura te dhenies se nje leje ndertimi, Kryeministri Berisha permendi faktin se Tirana eshte edhe qyteti me problematik ne Shqiperi per sa u perket lejeve te ndertimit.
"Tirana renditet e 17-a ne rajon per sa u perket lejeve te ndertimit Ne kete aspekt, ne qofte se ne studimin e Bankes Boterore, Shkodra dhe Vlora kane serish vende te lakmueshme, e para renditet e 7-a dhe e dyta e 9-a, Tirana, per fat te keq, renditet ne vendin e 17-a ne rajon. Per numrin e procedurave per leje ndertimi, Tirana renditet e 18-a. Po keshtu, Tirana eshte problematike ne regjistrimin e pasurive", u shpreh Berisha, duke shtuar se ky miratimi i ligjit te urbanistikes do ta bente me te lehte situaten.
Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, Kryeministri Berisha deklaroi se klima pozitive per biznesin ne vend e pasqyruar ne raportin e Bankes Boterore deshmon qarte dhe perfundimisht suksesin e filozofise dhe platformes ekonomike te qeverise. Kryeministri u zotua se jo me larg se viti i pare i mandatit te ardhshem te qeverise se tij, Shqiperia do te jete nje nga vendet me te para ne bote per klimen e biznesit. Sipas Berishes, kjo do te realizohej gjate viteve te ardhshme, duke vazhduar te njejtin ritem reformash ekonomike, te cilat qeveria po zbaton aktualisht. Kreu i qeverise theksoi faktin se reformat do te vazhdonin edhe ne sektore te tjere te jetes ekonomike te vendit.
Fatjona Mejdini