E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qytetaret te tregohen me te kujdesshem me zjarret

TIRANE - Alfred Olli, drejtori i Emergjencave Civile ne Ministrine e Brendshme, ka apeluar dje qe qytetaret te mos jene neglizhente ne rastet e zjarreve. Gjate nje prononcimi per mediet, ai ka deklaruar se ne shume zona, neglizhenca e banoreve ka sjelle qe flaket te shtohen, duke sjelle dhe demet e medha. Ai ka deklaruar se te gjithe zjarrvenesit do te denohen me ashpersi, sipas ligjeve te vendit. Sipas te dhenave, te gjithe zjarrvenesit do te perballen me ligjin qe, sipas nenit 151, paragrafi i dyte te Kodit Penal, ata persona qe procedohen nen akuzen e shkaterrimit te prones me zjarr, rrezikojne deri ne 10 vite burgim. Gjate nje dite me pare, Olli ka shtuar se flaket e zjarreve jane vene nen kontroll ne te gjitha zonat, nderkohe qe eshte duke u punuar qe ato te shuhen perfundimisht. Gjate ketyre diteve ne dispozicion te forcave zjarrfikese shqiptare jane vene dhe dy helikoptere per te shuar flaket, qe jane aktivizuar ne jugun e vendit. Sipas drejtorit te Emergjencave Civile, shumica e zjarreve dyshohet te jene te qellimshem, nga persona qe jane zonen per pronat e tyre apo qe duan t'i kthejne ato ne kullota. Olli ka kerkuar ndihmen e banoreve te zonave qe te jene te gatshem per te ndihmuar zjarrfikesit ne punen e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›