Qendrimi rus ndaj Kosoves, zhgenjyes
Kundershtimi i serishem i pavaresise se Kosoves dhe terheqja e paraleles mes Kosoves e Irakut nga ana e presidentit rus, Dimitri Medvedev, komentohen nga analistet politike si nje qasje qe nuk i sherben stabilitetit te rajonit. Analisti Ramush Tahiri thote te kete shpresuar per nje qasje me realiste te Rusise per Kosoven. Ai thote se me kete qendrim karshi Kosoves, Rusia bie ndesh me vete parimet e saj. "Ceshtja e Kosoves eshte zgjidhur me pavaresine e saj, qe shpreh vullnetin e popullsise shumice te Kosoves per te ardhmen e vet, dhe ky vullnet eshte parim i politikes se jashtme dhe te brendshme per vete Rusine dhe eshte parim i njohur nderkombetar". "Ndersa, paraqitja e rrezikut se kinse Kosova do te jete nje zone e trazuar apo me lufte, apo me konflikt dhe qe do te jete grope e zeze per Evropen, nuk eshte e drejte. Perkundrazi, Kosova do te jete faktor stabiliteti", tha Tahiri.
Presidenti i ri rus, Dimitri Medvedev, ka thene para trupit diplomatik rus se pavaresia e Kosoves eshte ilegale. Ai eshte shprehur se Kosova per Bashkimin Evropian eshte sikurse Iraku per Shtetet e Bashkuara, duke shtuar me tutje se ne rastin e Kosoves eshte shkelur ligji nderkombetar. Kjo qasje, sipas Tahirit, ne nje forme paraqet nxitje konflikti. "Fjalimi i tij dhe krahasimi me Irakun eshte thyerje e bazamentit te deritashem per intervenim ne Kosove dhe per administrim nderkombetar ne Kosove, ku pjese ka qene edhe Rusia dhe politika e deritashme ruse ne Grupin e Kontaktit. Frika se Kosova mund te jete vater krize, vetvetiu shpreh nje lufte-nxitje ose shpreh qendrim tjeter ndaj Kosoves", tha Tahiri.
Analisti tjeter politik kosovar, Belul Beqaj, thote se deklarata e Presidentit rus nuk perkon me realitetin dhe nuk i kontribuon paqes nderkombetare. "Nuk ka lidhmeni nga fakti se problemi qendron ne qasjen se si po kuptohet zhvillimi i raporteve demokratike mes shteteve dhe si kuptohet sovraniteti i shteteve. Nese sovraniteti i shteteve eshte ne funksion te shtypjes se te tjereve, une mendoj se eshte nje ceshtje shume e tejkaluar, e cila nuk perkon me tiparet e shteteve, te cilat ne te ardhmen deshirojne te krijojne atmosfere ndershteterore", tha Beqaj.
Rusia vazhdimisht ka kundershtuar pavaresine e Kosoves. Si pasoje e ketij kundershtimi, nuk qe miratuar propozimi i Ahtisarit per pavaresi te mbikeqyrur ne Keshillin e Sigurimit. Per rrjedhoje, analistet thone se eshte krijuar nje kaos juridik ne Kosove, ku pervec Kushtetutes vazhdon te mbetet ne fuqi edhe Rezoluta 1244, permes se ciles eshte administruar Kosova nga viti 1999.