Spahiu padit Presidencen, per shkarkimin nga detyra
Tirane - Pas doreheqjes se gjyqtares se pare, te caktuar me short elektronik per shqyrtimin e kerkese-padise se gjeneralit Shpetim Spahiu, dje kerkesa e tij eshte rihedhur ne short. Kesaj radhe, shorti ka percaktuar nje tjeter gjyqtare te seksionit civil, Alkelina Gazideden per te shqyrtuar kerkese-padine e Spahiut, i cili e quan te padrejte largimin nga funksioni i komandantit te Komandes se Bashkuar dhe lirimin nga detyra me dekret te Presidentit. Sipas gjeneralit te shkarkuar nga Presidenti Bamir Topi, me nje dekret te dy muajve me pare, ky dekret nuk ka nje motivacion dhe nuk eshte i bazuar. Nderkohe qe, ndonese nuk u fol ne menyre te drejtperdrejte, largimi nga detyra per Spahiun e Bahjan u be per shkak te tragjedise se Gerdecit.