Patentat me pikë, Pinari: Pritet VKM-ja për penalitetet, ja si do të realizohet ky projekt
TIRANË- Jetësimi i një prej projekteve më të rëndësishme në fushën e transportit rrugor, pikëzimi i patentave, tashmë ka hyrë pothuajse në pjesën e tij përfundimtare, ndërsa pritet vetëm vendimi i Këshillit të Ministrave mbi penalitetet.
Arben Pinari, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në një intervistë bëri të ditur se, në ç'fazë është projekti për pikëzimin e patentave të qarkullimit rrugor, si dhe shpjegoi se si do të funksionojë ky projekt.
“Për realizimin e këtij projekti është bërë përpunimi i të dhënave të lejeve të drejtimit të arkivuara që para viteve 1990 dhe deri në ditën e sotme dhe është bërë dixhitalizimi i dosjeve të afro 634 mijë shtetasve të pajisur me leje drejtimi”, bëri të ditur Pinari.
“Dixhitalizimi i të gjitha lejeve të drejtimit dhe përurimi i një dite më parë i “E-patenta" i hap rrugën jetësimit të patentës me pikë”, theksoi Drejtori i DPSHTRR, duke shtuar se njëri prej moduleve të dixhitalizimit, ai i 7-ti përmban pikërisht informacionin e nevojshëm për realizimin total të kësaj nisme, ndërsa pritet vetëm VKM-ja e Qeverisë mbi penalitetet që do përfshijnë këto lloj patentash” theksoi Pinari.
Sipas tij, nuk do të ketë kosto shtesë për qytetarët.
“Aplikimi i patentave me pikë është parashikuar që të realizohet me lejet e qarkullimit aktual, pra qytetarët nuk do të kenë nevojë të paguajnë për leje të tjera qarkullimi, por do të vijojnë me lejen aktuale, ndërsa pikëzimi do realizohet automatikisht në drejtorinë tashmë të dixhitalizuar të pantentave", theksoi Pinari.
"Në momentin që një qytetar do të ndalohet nga autoritetet përkatëse për shkelje të kundravajtjes rrugore, atëherë këtij qytetari do t'i komunikohet, që veç gjobës do t’i hiqen një sasi e caktuar pikësh nga patenta dhe në rast ripërsëritje heqja e pikëve do të jetë e dyfishuar, sipas sanksioneve që do vendosen nga VKM-ja”, nënvizoi Pinari.
Shembull:Të gjithë qyetarët do të kenë një sasi të caktuar pikësh, përshembull 50 pikë. Në rast se X qytetar ndalohet për kundravajtje rrugore, ai do të marrë ndëshkimin ligjor sipas ligjit në fuqi, një gjobë me Y vlerë dhe një sasi pikësh, përshembull 10 pikë më pak, për të cilat do informohet nga personi i atuorizuar me ligj (polici rrugor).
Menjëherë në këtë moment në regjistrat tanë të dixhitalizuar, pikërisht në hapësirën e rezervuar për këtë pjesë, këtij shtetasi do i ulen 10 pikët, nga shuma maksimale e pikëve që do ketë çdo qyetar, pra nga 50 pikë do të ketë 40 pikë.
Qytetari X në rast se nuk do të realizojë të njëjtën kundravajtje rrugore për një kohë, përshembull një vit atëherë pikët e hequra nga rasti i parë do t’i rishtohen sërisht, duke u rikthyer në 50 pikë, por në rast se qytetari X e realizon të njëjtën shkelje atëherë penaliteti do të jetë edhe më i lartë.
Së fundmi kur qytetari X konsumon të gjitha pikët, atëherë do t’i hiqet leja e qarkullimit për një kohë të caktuar, të vendosur nga organet kompentete.
(m.a/ata/BalkanWeb)