E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënoi vetëvrasjen nga kulla e TEC. 50-vjeçari: Nuk kam bukë të ha!

FIER-“Nuk kam bukë të ha, dua të vras veten”, ishin fjalët e Gramoz Hoxhës, 50 vjeç teksa varej nga maja e kullës prej 50 metra tek TEC-i i Fierit, me qëllim të hidhej prej aty. 

Shtetasi Gramoz Hoxha qëndroi disa minuta hipur në kullë duke thirrur me zë të lartë se do të vriste veten.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe pas negociatave me 50-vjeçarin, mundi ta zbresë nga lartësia prej 50 metra.

Burime nga policia thonë se Hoxha ka hyrë fshehur nga rojet në TEC dhe është ngjitur pa u zbuluar nga askush deri në lartësinë 50 m.
Ai u pikas fillimisht nga punonjësit e TEC, të cilët më pas njoftuan policinë.

Gramoz Hoxha është shoqëruar në ambientet e policisë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›