Pato: Takimi me United do të jetë një ndeshje e madhe
Ylli i Milanit, Alexandre Pato, thotë se përballja ndaj Manchester United do të jetë një ndeshje shumë e veçantë.
Milani nesër (e martë) pret Manchester United në San Siro në kuadër të Ligës së Kampionëve.
"është një ndeshje e madhe, të gjithë e dimë se Manchester United është një ekip i madh. Alex Ferguson erdhi të premten në San Siro për ta parë ndeshjen kundër Udineses. Ne, lojtarët, jemi të qetë dhe e dimë se do të japim më të mirën për ta fituar takimin e të martës", ka thënë Pato.