E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, përmbyllet ofensiva e NATO-s

Pjesa më e madhe e Afganistanit jugor, në të cilën u ndërmor ofensiva masive e NATO-s, është tashmë nën kontrollin e trupave ndërkombëtare dhe atyre afgane. Lajmi u bë i ditur nga gjenerali afgan Aminullah Patiani, i cili drejton operacionin. "E gjithe zona e Marjah dhe ajo e Nad Ali, është në kontrollin tonë, pothuajse tërësisht. Talebanët kanë nisur të largohen, por ekziston rreziku i minave tokësore," shpjegoi ai. avancimi i trupave është bërë i vështirë nga pajisjet shpërthyese që talebanët kanë fshehur nën tokë, saktësojnë burimet ushtarake. Ndërkohë, pas bombardimit të zonave të caktuara të Marjah, besohet se kanë humbur jetën të paktën 12 talebanë, bëhet e ditur nga një zëdhënës i qeverisë provinciale në Helmand. Ndërsa NATO njoftoi vdekjen e një tjetër ushtari, duke e çuar në 7 numrin e viktimave në radhët e ushtarakëve që kanë vdekur që nga fillimi i operacionit Mushtarak. Ofensiva Mushtarak, e ndërmarë nga forcat afgane dhe forcat e NATO-s, e përshkruar nga disa zyrtarë të Aleancës si më e rëndësishmja në tetë vite luftë kundër talebanëve, nisi gjatë natës së 12 shkurtit, duke gdhirë e shtuna, me rreth 15.000 trupa në total. Objektivi i deklaruar ishte për të fituar kontrollin e bastioneve të talebanëve në qytetin e Marjah dhe në Nad Ali, në zemër të provincës afgane të Helmandit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›