E Diel, 1 Nëntor 2026

Maicon, City rrit ne 45 milione euro oferten

Roberto Mancini duket i bindur per te marre tek Manchester City mbrojtesin brazilian te Interit, Maicon.
Ish tekniku zikalter qe i njek mire cilesite e lojtarit te krahut, ngul kembe pasi kerkon te blindoje krahet e skuadres “Citizens” dhe per te realizuar endrren eshte i gatshem te kerkoje edhe nje cmenduri nga pronaret arabe te skuadres. Sipas mediave franceze, oferta me e fundit drejtuar skuadres italiane eshte 45 milione euro. Ndoshta keto jane vetem zera, por heshtja e presidentit Moratti ngjall kureshtje mediatike. Nese transferimi kryhet me kete oferte, atehere Maicon do hyje ne histori si mbrojtesi me i shtrenjte i te gjitha koherave.  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›