E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e Greqisë, NYT: SHBA ndihmoi në fshehjen e borxhit

Ministrat e Financave të vendeve të eurozonës këshillohen sot për masat që duhen ndërrmarrë për të shëptuar e buxhetit shtetëror grek, të futur thellë në borxhe. Qeveria në Athinë duhet të ulë gjatë tre viteve të ardhshme defiçitin prej 12,7 përqind, në tre përqindshin e lejuar nga eurozona. Ndërkohë gazeta amerikane "New York Times" njofton se dega e financave në SHBA e ka ndihmuar Greqinë që të kamuflojë për vite me radhë problemet masive me borxhet. Sipas këtij njoftimi bankat e SHBA-së e kanë ndihmuar këtë vend anëtar të BE-së, që t'u devijojë kritereve të stabilitetit financiar në zonën e euros. Në këtë mënyrë, Athina ka mundur t'i mbajë të fshehura BE-së borxhet prej disa miliardash përmes një biznesi me bankën Goldman Sachs. Në vitin 2001, pak pasi Greqia u pranua në zonën e euros, Goldman Sachs i ka dhënë borxh këtij vendi disa miliardë dollarë pa i publikuar ato, njofton më tej gazeta "New York Times". Ky biznes është deklaruar si blerje valute dhe jo si kredi. Në këtë mënyrë Goldman Sachs ka kontribuar, që të krijohej përshtypja se Greqia nuk e tejkalon kufirin e deficitit buxhetor të përcaktuar në zonën e euros.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›