E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalendari e ndihmon Unitedin

Roberto Mancini ka mbetur i mllefosur pas barazimit ndaj WBA në Boxing Day. Ky ‘kiks’ i Citizens e ka ndihmuar rivalin Manchester United, i cili e arriti, sa i përket numrit të pikëve.

Italiani ka mbetur i zhgënjyer edhe me kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve. “United do ta fitojë sigurisht edhe ndeshjen e ardhshme, gjë e cila e bën më të vështirë punën për ne, që do të luajmë në janar kundër Sunderlandit, ndërsa më pas me Liverpoolin, më 3 janar. E di se televizionet janë të rëndësishme dhe e vendosin kalendarin, por të luash dy herë brenda 48 orësh, nuk është korrekte. Kjo mund të na kushtojë”, theksoi Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›