E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pato do mungojë kundër Romës

Ekipi i Milanit ka konfirmuar se dëmtimi i Alexandre Patos nuk është serioz, megjithatë ai do të mungojë në ndeshjen kundër Romës.
Braziliani u ankua në dhimbje gjatë ndeshjes kundër Atalantas dhe ekzistonte frika për një mungesë të gjatë të tij, duke qenë se më herët kishte pasur të dëmtuar pikërisht atë muskul.
Megjithatë, klubi i Milanit ka njoftuar nëpërmjet faqes zyrtare se dëmtimi nuk është serioz dhe sipas të gjitha gjasave ai do të luajë në takimin e Ligës së Kamionëve kundër Manchester Unitedit, por do të mungojë në ndeshjen e fundjavës kundër Romës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›