E Diel, 1 Nëntor 2026

Cirku i Tiranës rrezikon të mbyllet, truallit i ka dalë pronari

Cirku i Tiranës rrezikon të mbyllë vazhdimësinë normale të aktivitetit e tij artistik. Kjo për shkak se një pjesë e truallit ku ngrihet arena e cirkut të Tiranës i është kthyer pronarit të ligjshëm çka ka shtyrë atë të ngrejë një padi kundër Bashkisë dhe Shoqatës Kulturore Tiranë për t'ia liruar dhe kthyer këtë pjesë. Për këtë arsye drejtuesit dhe punonjësit e këtij cirku i bëjnë thirje instancave më të larta të shtetit që t'ju vijnë në ndihmë cirkut të Tiranës duke e zgjidhur këtë çështje dhe të mbrojnë këtë pronë të rëndësishme publike.
Pronari i truallit e ka fituar çështjen në shkallën e parë të gjykimit dhe tani çështja ndodhet në gjykatën e Apelit. Sipas drejtuesve të cirkut gjykimi i shkallës së parë është shoqëruar me një sërë shkeljesh. Cirku i Tiranës vazhdon aktivitetin e tij që prej vitit 1952 dhe është i vetmi aktivitet edukativo -artistik në shërbim të të gjithë brezave.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›