Xavi, shpirti i Barcelonës

Legjenda e Celticut, Henrik Larsson konsideron se Xavi Hernandez, e jo Lionel Messi, është lojtari më i rëndësishëm i Barcelonës.
Ish përfaqësuesi suedez luajti një periudhë te gjiganti katalunas dhe e pati mundësinë të luante me yjet e futbollit botëror.
“Messi edhe në kohën kur isha unë ishte një lojtar i shkëlqyeshëm. Ai është fenomen dhe i meriton çmimet që ka fituar. Mirëpo, Xavi është shpirti i klubit, sipas meje. Ai nuk e humb kurrë topin. Ai luan në një pozitë mjaft të vështirë dhe nuk shënon shumë gola. Ai është çelësi i suksesit të Barcelonës”, tha Larsson para sfidës së të mërkurës ndërmjet Celticut dhe Barcelonës.