Pato, i destinuar për t’u bërë kampion
Në “Milanelo” janë të sigurtë: ai ka për t’u bërë një kampion i madh. Leonardo asnjëherë nuk e ka humbur besimin tek talenti brazilian. Ndryshe nga trajneri i kombëtares braziliane, Dunga, që e la në stol gjatë Kupës së Konfederatave dhe nuk e grumbulloi fare për dy ndeshjet e fundit eliminatore.
20-vjeçari (i mbushi më 2 shtator) pati një fillim të fuqishëm, duke shënuar dy gola që në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Sienës. Më pas erdhi një shterpësi goli e pashpjegueshme. Për të mbërritur te kryevepra e të dielës ndaj Romës dhe së fudi te dy “perlat” në “Santiago Bernabeu”.
Pato shënoi golin e parë me fanellën kuqezi më 13 janar të vitit të kaluar, në atë fitore 5-2 të Milanit ndaj Napolit në “San Siro”. Në atë ndeshje realizoi dy gola Ronaldo, idhulli i tij absolut. Vetëm dy javë më pas erdhi edhe dopieta e parë kundër Xhenovas (2-0).
“Pato ka shënuar dy gola të rëndësishëm, për vete dhe për skuadrën – deklaroi Andrea Pirlo për “Milan Channel” në përfundim të ndeshjes së mbrëmshme -. Është një kampion i madh dhe këtë do ta tregoë gjatë gjithë sezonit. Tani po luan në një pozicion të ri dhe që aty mund të bëjë gjëra të mëdha”.